Advertisements

Bloomberg del mirë në sondazhe

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Michael Bloomberg, do të marrë pjesë në një debat për nominim, për herë të parë të mërkurën.

Për të marrë pjesë në debatin në Nevada, ai është dashur të ketë mbështetje dyshifrore në katër sondazhe kombëtare, të njohura nga Partia Demokratike.

Të martën, sondazhi NPR/PBS NewsHour/Maristk ka gjetur se ai ka mbështetjen e 19% të atyre që janë anketuar.

Bloomberg, 78 vjeç, ish-kryetar i Nju Jorkut, do të hyjë në garë për nominimin më 3 mars, në të ashtuquajturën Super e Martë, kur 14 shtete votojnë për kandidatin e preferuar të Partisë Demokratike.

Bloomberg ka dalë i dyti në sondazhin e NPR/PBS NewsHour/Marist.

Bernie Sanders ka dalë i pari me 31% mbështetje, ndërsa Joe Biden i treti me 15%.

“Mike do t’iu bashkohet kanidatëve të tjerë demokratë në skenë dhe do të dëshmojë se përse është kandidati më i mirë për të mposhtur Donald Trumpin [presidentin aktual] dhe për të bashkuar vendin”, tha përmes një deklarate kryetari i fushatës së Bloombergut, Kevin Sheekey.

Bloomberg, biznesmen miliarder, ka shpenzuar qindra miliona dollarë në reklama televizive, digjitale dhe në radio për fushatën e tij.

Bloomberg është akuzuar nga kandidatët rivalë, Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, për përpjekje për të blerë zgjedhjet.

Ai i ka mohuar pretendimet dhe ka ofruar mbështetjen e tij financiare për Partinë Demokratike edhe nëse nuk e fiton nominimin.

Kandidati demokrat që do ta sfidojë presidentin aktual, Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit, do të zgjidhet në korrik.

Aktualisht, tetë kandidatë janë në garë për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close