Advertisements

Çfarë është karma ?

Pergjigjet na i jep një eksperte budiste.

Të gjithë kemi dëgjuar për karmën. Shumica besojnë se jemi fati – destinimi. Por a e dini saktësisht çfarë do të thotë dhe pse përdoret ky term?
E vërteta është se shumica prej nesh gabojmë. Dhe ky keqkuptim nuk i ndihmon asnjërit prej nesh. Kur e kuptojmë se çfarë do të thotë me të vërtetë karma, mund ta përdorim si një mjet të fuqishëm për zhvillim personal.
Shpjegimi i thjeshtë i një eksperteje budiste.
Para se të fillojmë, duhet të sqarojmë: Karma nuk ka asnjë lidhje me “fatin”. Nëse bëni diçka negative, nuk do të thotë që diçka negative duhet t’ë ndodhë që të arrihet ekuilibër. Karma bazohet kryesisht në veprimet dhe mendimet tona në çdo kohë.
Barbara O’Brien, eksperte budiste, shpjegon se çfarë është: “Fjala karma do të thotë veprim, jo ​​fat. Në Budizëm, karma është një energji e krijuar nga veprimi i qëllimshëm përmes mendimeve, fjalëve dhe veprimeve. Të gjithë krijojmë karma çdo moment, dhe karma që krijojmë na ndikon në çdo moment.
Eshtë e zakonshme të mendojmë për karmën si diçka që bëmë në jetën tonë të mëparshme dhe që vulos fatin tonë në këtë jetë, por kjo nuk adoptohet nga Budizmi. Karma është një akt, jo një rezultat. E ardhmja jonë nuk është e shkruar. Mund të ndryshojmë rrjedhën e jetës sonë tani, duke ndryshuar veprimet tona të së kaluarës dhe motivet tona vetë-shkatërruese”.
Por pse e ka keqkuptuar shoqëria jonë karmën?
Në kulturën pop, karma shpesh nënkupton që njerëzit marrin atë që meritojnë. Por si u zhvillua kjo pikëpamje? Sepse kemi këtë ide të shtrembëruar se kemi nevojë për diçka jashtë nesh për të qenë të lumtur.
Eshtë për shkak të kësaj pikëpamjeje të gabuar që duam ta shndërrojmë karmën në një lloj makinerije automatike bazuar në sjelljen tonë morale dhe shpirtërore. Por nëse mund ta hedhim në erë këtë perceptim rreth lumturisë, do të jemi në gjendje të shohim se gjithçka që na duhet është të jetojmë këtu dhe tani me vetëdije dhe të zbulojmë natyrën tonë të vërtetë.
Karma është thjesht një energji. Janë mendimet dhe veprimet tona të qëllishme. Energjia që prodhojmë këtu dhe do të ndikojë tek ne në të ardhmen. Nuk ka asnjë lidhje me shpërblimin ose ndëshkimin. K.E

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/
Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close