Advertisements

Ministri Reka:Prioriteti ynë,liberalizimi i vizave këtë vit

Me metodologjinë e re të Bashkimit Evropian, procesi i zgjerimit do të jetë më i vështirë sesa që ishte deri tash, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Blerim Reka.

Ai thotë se liberalizmi i vizave është prioritet i qeverisë Kurti, por siç shprehet Reka, për të ndodhur ky proces, duhet të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Radio Evropa e Lirë: Ministër Reka, Bashkimi Evropian ka propozuar një metodologji të re të integrimit, e cila do të zbatohet për disa vende të Ballkanit Perëndimor. Çfarë ndikimi do të ketë për Kosovën dhe pretendimet e saj integruese në BE, kjo metodologji?

Blerim Reka: Ju e dini se që nga viti i kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron, doli me një, ta themi qasje të re sa i përket politikës së zgjerimit të BE-së, esenca e të cilës ishte thellësia para gjerësisë, përkatësisht reformat e brendshme institucionale në Bashkimin Evropian, para zgjerimit të BE-së me shtete të reja anëtare.

Si pasojë e një orientimi të tillë strategjik, u hartua një metodologji e re për zgjerimin e cila me 5 shkurt edhe u publikua nga Komisioni Evropian dhe pritet aprovimi formal në mbledhjen e Këshillit Evropian në muajin mars.

Në shikim të parë, analiza më sipërfaqësore e kësaj metodologjie na udhëzon në disa ndryshime. Është e vërtetë që autorët e kësaj metodologjie po duan ta bëjnë procesin e zgjerimit më kredibil, më konsistent dhe më të matshëm.

Por, nga ana tjetër, inauguruan disa parime të reja në procesin e zgjerimit, siç është gradualiteti, siç është kushtëzimi dhe siç është kthyeshmëria.

Çka dua të them, e tërë filozofia e deritanishme mbi 25-vjeçare e zgjerimit që bazohej në të ashtuquajtura kapituj të aki-komuniter (acquis communautaire – baza ligjore e BE-së) dhe atë në 35 kapituj, tani reduktohet në 7 faza dhe në secilën fazë kemi nga disa kaptina që për njëherë shqyrtohen.

Kuptohet se me këtë qasje të re, apo me këtë metodologji të re, procesi i zgjerimit do të jetë pak më i vështirë sesa që ishte deri tani dhe unë shpresoj se kjo u bë pikërisht nga përvojat jo aq të mira nga anëtarët e rinj që u anëtarësuar në vitin 2004 dhe 2007 nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe duke dashur që të mos i përsërisin gabimet e njëjta, ky proces, pra do të jetë më strikt, më rigjid dhe më i kontrolluar./REL

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close