Advertisements

Parku Kombëtar i Valbonës

ATSH/- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi një vizitë në Parkun Kombëtar të Valbonës, ku promovoi turizmin dimëror si dhe një paketë të re turistike, atë të shijimit të Valbonës nga helikopteri dhe bërjes së skive në pistat e krijuara në kurrizet e maleve.

“Jemi sot në Valbonë për një arsye krejt të veçantë, për të promovuar një biznes të ri, në vendin tonë, që është biznesi i skive me helikopter, edhe është një biznes shumë interesant, një promovues i jashtëzakonshëm i zonës së Valbonës dhe Alpeve shqiptare. Një biznes i cili realisht hyn në kategorinë e bizneseve shumë të shtrenjta, por që është një biznes, një dimension krejt i ri për këtë vend. Duam shumë që Valbonën dhe Alpet e Shqipërisë t’i promovojmë si një bukuri të rrallë natyrore por dhe si një mundësi për të bërë turizëm në 12 muajt e vitit”, deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Gjithashtu, ai bisedoi me drejtuesit lokalë dhe operatorët turistikë mbi problematikat që ata hasin në këtë zonë ku turizmi mund të zhvillohet jo vetëm në dimër, duke ushtruar sportet e dëborës, por dhe në pranverë dhe verë, pra turizëm gjithëvjetor.

“Së bashku me kryetarin e Bashkisë dhe drejtues të institucioneve të mjedisit dhe turizmit, së bashku me operatorët turistikë, sot do të bëjmë një takim për të administruar problematikat e Valbonës dhe të gjithë kësaj lugine për tu afruar si një destinacion 12-mujor dhe me një kapacitet të jashtëzakonshëm dhe potencial të madh turistik. Kush i ka parë këto vende gjithmonë mahnitet, prandaj i ftojmë qytetarët që t’i vizitojnë këto dhe padyshim do të gjejnë një strukturë hoteliere dhe një shërbim të jashtëzakonshëm, përveçse natyrën e bukur, që e ka bërë vetë perëndia”, tha ministri Klosi. Në fund, ministri Klosi shpërndau për subjektet e hotelerisë, certifikatat e kategorizimit, në bazë të të cilave ata mund të përfitojnë dhe 6% ulje të TVSH-së.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close