Advertisements

Várhelyi: Nuk ka ofertë tjetër, përveç anëtarësimit të Shqipërisë dhe MV në BE

/ATSH/ – Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të zbatojnë reformat e kërkuara për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, deklaroi sot komisioneri për Zgjerimin e BE-së, njoftoi sot thechronicleherald.ca, që i referohet agjencisë britanike të lajmeve, Reuters.

Gazeta kanadeze shton se ky është sinjali i fundit që tregon se dy vendet ballkanike janë vendosur të kapërcejnë kundërshtimin e Francës për aspiratat e tyre.

Presidenti francez, Emmanuel Macon, i cili bllokoi hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën në tetor, tha fundjavën e kaluar se ai ishte i gatshëm të miratonte bisedimet e anëtarësimit nëse Komisioni Europian do t’u jepte një vlerësim pozitiv muajin e ardhshëm.

“Jam shumë i inkurajuar nga vizitat e mia në të dy vendet”, i tha sot Várhelyi një grupi ekspertësh.

“Ata nuk heqin dorë nga reformat… dhe ju do të shihni se ata do t’i përmbushin reformat dhe, nëse ata e bëjnë këtë, ju mund të jeni të sigurt se duhet të ketë një hapje të negociatave”, theksoi ai.

Komentet e Macron në fundjavë, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kishin të ngjarë të siguronin liderët e tjerë europianë se Franca ende e mbështet zgjerimin e BE-së drejt anëtarëve të rinj.

“Nuk kemi asgjë tjetër si ofertë përveç anëtarësimit”, përfundoi Várhelyi./

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close