Advertisements

Ambasadori,Kosnett:Kosova është shtet dhe do të mbetet e tillë.

Linja e politikës amerikane ndaj Kosovës ka vazhduar të jetë konstante dhe e pa ndryshuar asnjëhere për sa i përket shtetsisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe një herë më shumë Ambasadori amerikan në Kosovë Filip Kosnet i cili tha në Mitrovicë sot se Kosova është shtet dhe do të mbetet e tillë.

Kosnett shtoi se të gjithë ata që jetojnë në të (kosovë) duhet ta pranojnë këtë.
Siç njoftohet nga mediat, ai tha duke folur në Klubin Social të Mitrovicës se Kosova është në një periudhë tranzicioni, se bashkësia ndërkombëtare i ofron ndihmë tashmë 20 vjet, por që nuk do të zgjasë përgjithmonë.

“Unë nuk mendoj se duhet ta harrojmë të kaluarën, por është e rëndësishme ta kuptojmë atë dhe ta përdorim atë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të dy kombet,” tha ambasadori amerikan.

Kosnett tha se SH.B.A. fuqimisht mbështet procesin e tanishëm të dialogut të udhëhequr nga BE, i cili synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë.
Ai shtoi se pret që taksat e importit të mallrave nga Serbia qendrore në Kosovë të zhduken.

Por ,tha ai SH.B.A. nuk do të ndalet së mbështeturi Kosovën edhe në rast se tarifat nuk hiqen .
Kosnett tha se ai beson se Kryeministri Albin Kurti e merr seriozisht përgjegjësinë e tij për të qenë udhëheqësi i të gjithë qytetarëve të këtij vendi./proinformacion.com/

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close