Advertisements

Fisi ”VOKSHI”

Këtu po i lamë valvitjet e pedatjet e fiseve të tjera dhe po flasim mbi pjesë të fisit të THAÇIT, ose ma mirë me thanë, po flasim për një fis të cilin goja e popullit e sjell shumë jetik, të vjetër e legjendar, i cili asht i çkputun prej atij dhe qi quhet: Fisi ”Vokshi”; fjala fjeshtë shqipe, qi rrjedh prej verbit ”me vokë”.
N’emigrimin e pare Vokshi qe da prej Thaçi dhe pat qënë vendue në Postrripë, në katundin e Vorfë, (siç u spjegue ma parë), dhe n’emigrimin e dytë qi fillon prej vjetvet 40-50 mas Krishtit – fisi Vokshi shpërngulet definitivisht prej Vorfës së Postrripës e mësyen bregun e Drinit jugut tij (kah Puka) për me dalë n’anën e Kosovës, tuej kërkue fate të reja vetëm se me pështue prej thojve të pushtuesve të huej. Thaçi qi n’emigrimin e parë pat zanë vend në Barbullush dhe në Zadrimen veriore, tash edhe aj futet anës jugore të Drinit dhe zan vend buzne e Drinit deri afër Vaut Spas në Pukë dhe kështu themelon fshatin Iballe si qendër të veten.

Vokshi kështu, i ndihmuem prej fistarëve të Thaçit, kalon nëpër Iballe e zbret në Drin dhe e kapërcen. Masi del në lug të Krasniqes, dahet me të dy kushërinjtë e tij: Shani dhe Hasi. I pari shkon e vëndoset afër Letajve kndej Qafës së Prushit dhe masi diq, la të birin Hil Shanin, tuej themelue katundin Hilshan; dhe i dyti stabilizohet rranxës kndejshme të Pashtrikut mbi lumen Kruma, tuej themelue katundet Krumë, Golaj, Vlahen e të tjera.
Por se Vokshi, zbashkut me të katërt bijtë e tij: Ala, Gjoni, Tola dhe Loka; e me vllaznit e vet: Pongja, Stojku, Baçi, Rreku vazhdoi nëpër Krasniqe e Gash tuej kalue qafën e Morinës, Mollishten (Molliq) dhe gjithkund rranxëvet malesh, tuej dalë në nji vend të bukur shpatinë, prej kah shtrihesh fusha, bregore e lugina të mrekullueshme, pyje dhe zabele fort të çmueme e të prodhueshme.

Autor: Mehmet Vokshi, libri ”Fisi i Vokshit”. Botuar në Tiranë më 1931.

Në foto; Sulejman Vokshi, pinjoll i Fisit Vokshi/Thaçi nga Shqipëria lindore (Kosova). Atdhetar i shquar!

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close