Advertisements

Inteligjenca artificiale gjurmoi e para koronavirusin

ATSH-AFP/- Në brigjet e liqenit Ontario, një kompani kanadeze ishte ndër të parat që paralajmëroi për rrezikun e epidemisë së pneumonisë nga Wuhan, Kinë.

Sekreti i saj? Inteligjenca artificiale.

Me seli në Toronto, BlueDot ka zhvilluar një algoritëm, që kontrollon çdo ditë qindra mijëra artikuj shtypi dhe të dhënat e trafikut ajror, me qëllim pikasjen dhe ndjekjen e rrezikut të përhapjes së sëmundjeve infektive.

Në rastin e koronavirusit të ri, BlueDot i paralajmëroi klientët e tij që më 31 dhjetor, disa ditë para komunikimeve të para zyrtare të agjencive të mëdha të shëndetit publik.

“Ajo çfarë ne po përpiqemi të bëjmë, është që të shkojmë përtej kufijve të përdorimit e të analizës së të dhënave dhe të teknologjisë, me qëllim që të  ecim më shpejt”, shpjegoi Kamran Khan, themeluesi dhe drejtuesi i BlueDot.

“Përballë një epidemie, menaxhimi i kohës është thelbësor”,  vazhdoi Khan.

BlueDot parashikoi me saktësi edhe se në cilat vende rrezikonte të përhapej virusi./

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close