Advertisements

Kryeministri Kurti në mesin e minatorëve në Stantërg

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani janë pritur me protesta në minierën e Trepçës në Stantërg.

Kryeministri Kurti para protestuesve tha se ashtu sic veproi me Bordin e Telekomit, do të veprojë edhe me të tjerët, transmeton E.O.

Ndërsa u premtoi se kërkesat e tyre do të merren parasysh.

“Dje shkarkuam bordin e Telekomit dhe do të vazhdojmë edhe me bordet e tjera por që na duhet kohë të veprojnë pasi jemi vetëm në javën e dytë të qeverisjes”, tha ai.

Arsim Musa, nga këshilli organizativ i protestës, kërkoi nga kryeministri Kurti që të shkarkoi edhe Bordin e Trepcës, pasi që sipas tij kanë bërë shkelje në konkursin e fundit, duke punësuar familajrë.

“Kërkoj nga kryeministri Kurti të shkarkoj bordin udhëheqës pasi në konkursin e fundit janë punësuar njerëz me lidhje familjare direkt me këtë bord”, tha ai.

Protesta u shpërnda e qetë dhe Kurti u premtoi se do t’i takojë në zyrën e tij për të analizuar më shumë këtë çështje.

Kjo nuk është hera e parë që këta minatorë po protestojnë, ata edhe ditë më parë kanë kërkuar shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close