Advertisements

ASNJË DIPLOMË S’E KAMUFLON ANALFABETIZMIN

Pasojat e diturisë që falet apo blihet, janë të pariparueshme. Pikërisht me pasoja të tilla edhe një kohë të gjatë do të përballet shoqëria shqiptare. Asnjë diplomë, çfarëdo qoftë ajo, nuk do mund ta kamuflojë analfabetizmin e atyre që e kishin marrin në dorë fatin e kombit. Efektet e atyre diplomave, siç do të tregojë koha ishin dhe janë sa të dhembshme, aq edhe trishtuese.

Sikur vetëm një për qind e atyre që kanë magjistruar e doktoruar t’i vizitonin libraritë edhe ashtu të pakta (në krejt Maqedoninë tri – katër), me siguri pozita e librit shqip nuk do të ishte e mjerë. Sikur vetëm një për qind e atyre që kanë magjistruar e doktoruar t’i vizitonin dy – tri teatrot që i kemi, atëherë nuk do të ndodhte që çdo shfaqje pas premierës të harrohet përgjithmonë. Do të ishte krejt ndryshe sikur vetëm një për qind e atyre që kanë magjistruar e doktoruar të ngritnin zërin kundër atyre mynxyrave që u ndodhën shqiptarëve, s’do mend se gjendja do të ishte më ndryshe. Gjendja do të ndryshojë, vetëm nëse e shohim të vërtetën në sy…/Shkelzen Halimi

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close