Advertisements

FFK :Prindërit e futbollistit serb, Ilija Iviq, që pranoi ë luante për seleksionin e Kosovës janë përjashtuar nga puna

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se është i tronditur me lajmin e mësuar nga drejtuesit e Klubit Futbollistik “Flamurtari”, se prindërit e futbollistit të ri të këtij klubi, Ilija Iviq, janë përjashtuar nga puna.

Komiteti pretendon se nëna e futbollistit Iviq që ka punuar shërbyese civile në Komunën e Graçanicës, dhe babai i tij – punëtor i arsimi, janë përjashtuar nga puna për shkak se djali i tyre ka pranuar të luajë për Kombëtaren U19 të Kosovës.

“KE i FFK-së e dënon ashpër këtë akt qyqar të ndërmarrë nga drejtues të institucioneve që funksionojnë brenda sistemit të Republikës së Kosovës, por edhe të atyre të sistemit paralel serb, e që për qëllim kanë futjen e frikës tek bashkëqytetarët tanë serb, të cilët e shohin Kosovën si vendin e tyre dhe që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe ngritjen e saj edhe në futboll”, thuhet në komunikatë.

Ilija Iviq është futbollisti i parë nga komuniteti serb, që ka pranuar të luajë për ekipet e Kosovës.

Në një intervistë për mediat e Kosovës, ai ka thënë se ka qenë pjesë e ekipit “Flamurtari” për tri vite dhe se është pritur shumë mirë nga të gjithë.

Federata e Futbollit të Kosovës duke komentuar angazhimin e futbollistit serb klubin kosovar thotë se “asnjëherë nuk i shikon futbollistët në baza kombësie, racore, përkatësie etnike apo fetare, por gjithmonë do të jetë e përkushtuar që t’i ftojë në kombëtaret e saj zinxhir futbollistët më meritorë”.

FFK-ja kërkon nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, por edhe nga Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore “që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese”.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close