The news is by your side.

Letër nga malet e Shqipërisë

Dhespotlerët e të gjithë krerët e çdo feje nderohen prej shqiptarëve, dhe kurdo herë do ti nderojmë e do ti mbrojmë, por vetëm u lutemi të mos nakatosen në çështjen kombëtare e të bëjnë propagandë për Greqinë,Turqinë e të tjerat. Për vrasjen e Fotit është i ditur shkaku, andaj mos pandehin grekët që programi i komitetit është për të vrarë dhespotlerë, se ashtu për 24 orë kënd nuk mbetet. Dy-tri herë e patëm në dorë dhespotin e Korçës e atë t’Konicës por as ndërmend nuk na shkoi një punë e tillë, dhespotit të Konicës nuk është e vërtetë që u bë pusi, këto janë gënjeshtra të pakripura të grekëve e vetëm kur të vërtetohej një lajm që na dhanë për vrasjen e Riza beut mund ta dridhte bishtin si Foti, po si u siguruam që ska gisht?

Asnjë frikë të mos ketë nga komitat shqiptarë, sa për vrasje t’pafajshme siç bëjnë rrufjanët grekë mbi gra e fëmi është jashtë programit tonë, se asi soji mund të vrasim çdo ditë nga 100 grekë që ndodhen në Shqipëri, por këta i numërojnë vëllezër pa ndonjë ndryshim, se edhe këta as emrin s’duan ti dëgjojnë Greqisë e smund të ndahen prej nesh. Për fat të keq edhe sot ndodhet ndonjë shqiptar i ç’nderuar i cili duke pritur komitat në shtëpi shpreson ti shpie ndonjë gjë të vjedhur, shkoi ajo kohë, dhe është turp i madh të ushqejnë të këtilla qëllime, andaj i këshillojmë të heqin dorë se Komiteti Kusarët do ti ndjek si tradhtorët.”

Çerçiz Topulli 

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close