Advertisements

Pse ndahen çiftet pas 20 vite martese?

Divorci si institucion i kohës sonë duket se ‘troket në derë’ për çifte që kanë qenë të martuar prej 20 deri në 30 vite! Dhe ndërsa dikush do të priste që dy njerëz që kanë ndarë jetën e tyre për një kohë kaq të gjatë nuk kanë pse të ndahen, të dhënat vijnë ta kundërshtojnë. Të dhënat tregojnë se një numër i madh i çifteve ndërpresin martesën e tyre pas një mesatare prej 22 vitesh së jetuarit së bashku.
Vijojnë më poshtë faktorët shkaktarë më të zakonshëm sipas të dhënave.

33% raportojnë se është ngopja dhe rutina që i shtyn drejt divorcit. Çdo ditë është e njëjtë me tjetrën dhe çdo ditë gradualisht bëhet e njëjtë. Krijohen ndienjat e zhgënjimit dhe vetmisë, dhe dyshimi fillestar shndërrohet në një siguri se asgjë nuk do të ndryshojë, me rezultat që distanca dhe largësia të rriten gjithnjë e më shumë. Shumë shpesh partnerët ankohen se janë të lodhur psikologjikisht, ndihen bosh dhe se lidhja e tyre nuk është më e lumtur.

29% thonë se fakti që fëmijët janë larguar nga shtëpia është thelbësore për vendimin e tyre. Pas 30 vitesh martesë, fëmijët janë larguar nga sistemi prindëror, kështu që prindërit nuk kanë motivin të qëndrojnë së bashku për t’i rritur dhe kujdesur për ta. Tani besojnë se janë të aftë të menaxhojnë divorcin, ndërsa mungesa e fëmijëve nga shtëpia shpesh sjell hendekun emocional midis partnerëve.
16% thonë se pabesia çon në divorc. Dhe në të vërtetë në moshën e mesme, burri dhe gruaja karakterizohen nga dëshira për pasion. Duke parë që vitet kalojnë, ndiejnë nevojën për të ndierë pasion përsëri. Pasiguria që sjell koha me kalimin e saj, krijon nevojën për të konfirmuar që akoma “numëroj”. Kjo çon në krijimin e një marrëdhënieje tjetër që e bën të ndihet mirë. Për më tepër, seksi në këtë moshë mbetet i rëndësishëm për të dy gjinitë, si një element kënaqësie, gëzimi dhe sigurie.

Ftohtësia seksuale çon në ndarje 13%. Shumë çifte ankohen për ndryshim në jetën e tyre seksuale, e cila në disa raste ndryshon në mënyrë dramatike, kështu që nuk është e pazakontë për disa të abstenojnë. Konfliktet, konsumimi i jetës së përditshme, ekzistenca e një problemi seksual që shoqërohet me rritjen e moshës, ftohtësia shpirtërore, marrëdhënia që tashmë është e kushtëzuar dhe nevojitet të përpiqesh për të, çojnë partnerët në një marrëdhënie që seksi nuk ka hapësirë.

Probleme të tjera ekzistuese janë të afta ta çojnë një çift në ndarje, siç raportohet nga 9%. Kriza ekzistenciale e brendshme që kalon dikush ndërsa rritet dhe bën një llogaritje të jetës, krijon pyetje, pasiguri, frikë dhe nevojën për të “arritur” të jetojë ato që nuk bëri, të kënaqet. Përndryshe, problemet shëndetësore shpesh janë të pranishme në këtë moshë dhe krijojnë një ndienjë të pamjaftueshmërisë dhe stresi.

Në kohët moderne, zhvillimet shoqërore lejojnë divorcin, i cili në kohët e hershme ishte ndërthurur me stigmë sociale. Shoqëria e sotme është më liberale, e lejon. Nga ana tjetër, fakti që jetëgjatësia mesatare e njerëzve është rritur ndjeshëm në krahasim me të kaluarën, i mundëson dikujt të rindërtojë jetën e tim në moshën 50 ose 60 vjeçare. Të dhënat janë marrë nga Instituti i Shëndetit Mendor dhe Seksual Grek. K.E

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close