Advertisements

SI NË KOMUNIZËM, SI NË DEMOKRACI, KUNGULLI MBI UJË

Ata që i shërbyen komunizmit me devotshmëri, gjithnjë duke i zbatuar parimet e “bashkim vëllazërimit” jugosllav, patën privilegje të shumta. Disa prej tyre, duke kryer shkollën e famshme të Kumrovecit (diploma e kësaj shkolle ishte më me peshë se çdo diplomë fakulteti) i shërbenin vetëm propagandës sllavo-komuniste për t’i thënë botës se shqiptarët janë të barabartë me të tjerët dhe se i gëzojnë të gjitha të drejtat. Ata që ishin antikomunistë dhe që ishin kundër kësaj ideologjie, e cila, në fakt, punonte për ta shkatërruar indin kombëtar shqiptar, ndonëse e paguan shtrenjtë, ishin të bindur se një ditë do të ndryshojnë rrethanat dhe se do të vija çasti kur do të dalë në shesh e vërteta shqiptare.

Dhe, u shembën muret ideologjike – komuniste, në portën e madhe trokiti demokracia dhe shqiptarët menduan se po merrnin frymë më lirshëm. Modeli i “bashkim vëllazërimit” (në Maqedoni) u zëvendësua me modelin e “bashkëjetesës”, ndërkaq privilegjet e komunistëve të regjur shqiptarë, çuditërisht, si me shkop magjik, u bartën te bijtë e bijat e tyre, por edhe te nipërit, të cilët, si dukur etërit e tyre, gëzojnë privilegje të shumta, duke u ndarë poste dhe vende pune atraktive. Shkolla e famshme e Kumrovecit u zëvendësua me librezën e partisë në pushtet, kurse pasardhësit e atyre që ishin kundër komunizmit dhe që e pësuan rëndë, kuptuan se fati me ta kishte bërë shaka, por edhe të vërtetën se kungulli i etërve komunist është i njëjtë kungull i bijve demokrat, i cili se atëherë, si tani, vazhdon të qëndrojë mbi ujë. Fatkeqësisht, u fundosën vetëm ëndrrat e atyre, me të cilët fati kishte bërë shaka./Shkelzen Halimi

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close