Advertisements

Gjenerali amerikan,Hodges,Serbisë:Në vend që të blini sisteme të shtrenjta armësh nga Rusia,ndërtone një të ardhme më të mirë

Ish-komandanti i përgjithshëm i forcave tokësore amerikane në Evropë, gjenerali Frederick Benjamin “Ben” Hodges ka pyetur me rastin e dërgimit të pjesës së parë të sistemit rus të mbrojtjes kundër ajror, Pancir, në SerbiSerbi:nga kush mendon Serbia se duhet të mbrohet?

“Pyes veten se çfarë shërbejnë këto sisteme? Nga kush mendon Serbia se duhet të mbrohet? Perëndimi është i palodhshëm në gjetjen e një mënyre për t’iu qasur Serbisë. Dhe nuk përbën asnjë kërcënim për Serbinë,” i tha Hodges zërit të Amerikës (VoA). .

Sipas tij, në një mënyrë shumë më të mirë Serbia mund t’i investojë fondet e vlefshme, të ndërtojë infrastrukturë dhe të krijojë vende pune, gjë që do t’u jepte qytetarëve të rinj serb besim në një të ardhme më të mirë. “Në vend që të blini sisteme të shtrenjta armësh kundër kërcënimeve joekzistente nga ajri,” vlerësoi ai.

Shuma që Serbia pagoi për Rusinë për sistemin e raketave Pancir S është e panjohur për publikun. Në tregun botëror për pajisje ushtarake, një tip i tillë sistemi raketash kushton midis 13 dhe 14.6 milion dollarë, në varësi të versionit, shtoi Zëri i Amerikës.
“Çdo shtet ka të drejtë të marrë armë sipas vullnetit të vet. Do të dëshiroja gjithashtu që shtetet e tjera perëndimore të përfshihen në konkurrencë në sigurimin e asaj që i nevojitet Serbisë. Serbia ka miq të tjerë dhe mund të arrijë shumë më tepër sesa varësi të plotë nga Rusia.” , thotë Hodgis./proinformacion.com

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close