Advertisements

“Kishë e lirë në shtet të lirë”- Dhimitër Tutulani

Nga Fahri Xharra

“Në djepin e kulturës, në Shkodër, fle një firmëtar i Pavarësisë, Luigj Gurakuqi, shtëpinë e të cilit e shemben për të ngritur një bunker betoni, duke shkatërruar kështu gjithçka që la e bëri atdhetari i madh. E kështu me radhë në Tiranë me Abdi Toptanin, në Durrës me Dom Nikollë Kaçorrin, eshtrat e të cilit erdhën në Shqipëri si një thes i pavlerë dhe shumë të tjerë. Kjo, është harresa më e tmerrshme e një kombi, e një vendi që harron baballarët e tij.”….. ky është mentaliteti ynë harrestarë i cili i kushton shumë ardhmërisë.

Kur isha i ri ,nga radio Tirana e dëgjoja një këngë kushtuar Margarita  Tutulanit . Më dhimbsej se ishte e re dhe e kishin pushkatuar  fashistët Italian;  por unë nuk e dija të vërtetën. Këngën e dëgjoja bukur shpesh , por asgjë më tepër. Në Kosovë nuk na fliste kush për te dhe mbetej me kaq…… dhe koha ecën dhe ecën.

“…Margarita Dhe Kristaq Tutulani :Të dy u rreshtuan në frontin antifashist në qarkorin e Beratit ku zhvilluan aktivitete për të tërhequr në luftë masat e rinisë dhe grave. Pas kapjes së tyre të papritur në lagjen Mangalem në Berat në 4 korrik, që ka mbetur edhe sot  pas shumë vitesh një mister, iu nënshtruan torturave nga më makabret në qelitë e SIM-it fashist italian në Berat,. Ekzekutimi i tyre u urdhërua dhe ekzekutua në 6 Korrik 1943.” Si e murrët vesh pushkatimi e tyre?   E tregoi bariu i fshatit. Ai nga larg e kishte ndjekur gjithë ngjarjen. Ai pasi pa që u larguan trupat e pushkatimit, shkoi tek juristi në Bashkinë e Kavajës. Ai kishte marrë vesh se kush ishin, dhe u tha dhe emrat. Të nesërmen shkoi dajoja me një shok nga Berati dhe i verifikuan që ishin ata dhe i varrosën në atë vend. Njësiti gueril i qytetit të Beratit i zhvarrosi dhe i çoi në Skrapar. Më vonë ne i morëm në Berat. Ne i morëm në vitin 1949. “ Pse , kush i tradhtoi? Nga dhomën e mbushur me  aktivist  u kapën vetëm këta të dy  , vëlla e motër. E vërteta qëndron e varur diku .

(Margarita u arrestua papritur. Ata motër e vëlla duhej të largoheshin nga Berati, pasi kishin rënë shumë në sy. Aktiviteti i tyre dukej sheshit, pasi spiunët bënin punët e tyre. Por atë moment që ata duhej të iknin Sekretari i Qarkorit tha që s’mund ta lëmë Beratin pa këta njerëz, pasi këta na bëjnë punën. Pra kur diskutohej të iknin në mal apo të qëndronin, ata i arrestuan sikur t’i çonte njeri me dorë aty në shtëpi ))
28 nëntor 1912, nga Vlora, shqiptarët thërritën njëzëri emrin e tyre duke i treguar botës mbarë se Shqipëria nuk mund të zhdukej në rrjedhën e kohës. Baballarët e kombit, me në krye Ismail Qemalin, simbol i një populli që refuzoi të përkulej, nënshkruan deklaratën e pavarësisë… Aty ishte edhe Dhimitër Tutulani . Po ky zotëri me nam pse u harrua? ..
Babai  i Margaritës dhe Kristaqit quhej Milto Tutulani, dhe në qeverinë e Zogut ka qenë ministër i Arsimit dhe ministër i Drejtësisë dhe ministër i Finacave. Ka qenë 12 vjet deputet i Beratit dhe është vrarë në vitin 1933.

Milto Tutulani ishte politikan shqiptar.

Milto Tutulani u lind në Berat. Ai ishte i biri i nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Dhimitër Tutulani. Milto Tutulani u zgjodh senator në Senatin e Shqipërisë (parlamenti i parë shqiptar) në zgjedhjet që u zhvilluan më 31 janar 1920. Ai ishte Ministër i Drejtësisë në qeverinë Ahmet Zogut të viteve 1925 – 1928 dhe atë të Pandeli Evangjelit të viteve 1931 – 1932 dhe Ministër i Financave në qeveritë e Koço Kotës të viteve 1928 – 1929 dhe 1929 – 1930.

(Më shkon mëndja tek Margarita : Kishte sy që flasin vetë. Pra në sytë e saj gjeje çdo gjë të bukur. E gjeje shumë thjeshtë atë çka kërkoje. Sytë e saj flisnin sa miliona fjalë. Sy të mençur. Tek sytë e Margaritës  kuptohej çdo gjë në sy, pa të folur ajo. Pra kuptohej edhe kur ishte e gëzuar edhe kur ishte e hidhëruar edhe kur ishte e lodhur. Komunikimi me të ishte vetëm me sy.- thoshte e  motra  e saj.)
“Gjyshi i tyre, avokat Dhimitër Tutulani, si delegat i Beratit, ishte një ndër firmëtarët e Aktit të Pavarësisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912. Ai ja kushtoi gjithë jetën atdheut dhe ashtu e edukoi dhe djalin e tij, pra Milton , me atdhedashuri “

Sa më ngazëlloi dhe mbushi rrëqethje tradita e atdhedashurisë së tutulanëve nga Berati.
Ne në Kosovë nuk i njihnim, nuk na fliste kush apo nuk guxonim të dinim.
Por……“Kisha e lirë në shtet të lire”  ishte sllogani  i Kongresit të Beratit ( 10 Shtator 1922 ), në të cilin u vendos nga Fan S. Noli dhe figurat tjera patriotike (fetare ortodokse) që të shpallet Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare, që një here e përgjithmonë të ketë mëvetësinë nga Kisha e Stambollit , dhe një here e përgjithmonë  popullsia shqiptare ortodokse shqiptare të ndahet nga ndikimi i rrezikshëm grek.  “ .Aty ishte edhe Dhimitër Tutulani .  Tutulani shërbeu plotë 35 vjet si anëtar i Metropolisë së Beratit  , gjer në vdekje . Dhe në atë kohë ortodoksia shqiptare fliste shqip.

Firmëtar i pavarësisë Dhimitër Tutulani , mik  dhe bashkëveprimtarë me Jorgji (Dudë) Karbunarën, Sulo Resulin, Llambi Goxhomanin, Jorgji Manushin,Nyzhet Vrionin. ….. dhe sa lehtë i harrojmë figurat tona që na e zbardhën historinë.. Kjo, është harresa më e tmerrshme e një kombi, e një vendi që harron etërit e tij.”….. ky është mentaliteti ynë harrestarë i cili i kushton shumë ardhmërisë.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close