Advertisements

Ministria e jashtme e Xhamajkës e rikonfirmon për portalin Proinformacion.com se qeveria e këtij vendi nuk ka marrë asnjë vendim për njohjen e Kosovës

Pas shkrimit në rrjete sociale të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për “njohjen” e Kosovës si shtet sovran nga Xhamajka ,lajm i cili doli se ishte i pavërtetë pas përgënjeshtrimit nga ministrja e jashtme e këtij vendi z.Kamina J. Smith është ngjallur një debat i gjerë për atë se faj i kujt ishte që rrodhi një e pavërtetë në opinion ashtu siç e dimë tashmë të gjithë ne.

Derisa debati për skandalin po vazhdon,në redaksinë tonë ka ardhur një konfirmim i asaj çfarë e ka deklaruar/shkruar ministrja e këtij vendi se Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën.
Drejtorja e Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimet e Ministrisë së jashtme e Xhamajkës Delona K. Flemming ka shkruar me të madhe :

JAMAICA HAS NOT RECOGNIZED KOSOVO AS AN INDEPENDENT STATE

-Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme është e ndërgjegjësuar për raportet publike në lidhje me njohjen e Kosovës si një shtet të pavarur.
Çështjet si këto janë nën rishikim të vazhdueshëm nga Qeveria e Xhamajkës. Në këtë kohë, megjithatë, Xhamajka nuk ka marrë asnjë vendim për këtë çështje.
Prandaj, është për të ardhur keq që mund të ketë ndodhur një keqkuptim i pozitës së Xhamajkës.

/Proinformacion.com/

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close