Advertisements

Do të restaurohet Muri antik i Lissusit, Lezhë

ATSH/- Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit: “Restaurimi dhe konservimi i murit antik rrethues nga kulla gjysmërrethore e anës jugore të fortifikimit të Lissusit deri tek Porta e Gaviarit dhe ambientet e qytetit të mesëm të Lissusit”, Lezhë.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë dhe strukturorë të murit rrethues dhe ambienteve të qytetit të mesëm të Lissusit antik.

Sipas Institutit Kombëtar të Trashigimisë Kulturore, fragmentimi i blloqeve antike ku është parashikuar të ndërhyhet është rreth 50 m linear i gjatë, që fillon nga porta e vogël që njihet ndryshe me emrin “Porta e Burimit” deri tek Porta e Gaviarit”.

Ky segment shfaqet në gjendje relativisht të mirë, por janë shfaqur rrëshqitje të një blloku atik nga fragmentet e murit, si dhe prani e vegjetacionit të shumtë që dëmton muret dhe zonë përreth.

Ndërhyrjet e parashikuara sipas projektit, konsistojnë në ringritjen e mbi 1 blloku antik të rrezuar përgjatë viteve si dhe në pastrimin e vegjetacioneve.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shprehet se, mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore, që janë asete me vlera historike dhe ekonomike për vendit. 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close