Advertisements

MJEKËSI – IA zbulon një antibiotik të ri

ATSH-AFP/- Shkencëtarët e Universiteteve MIT dhe Harvard zbuluan falë një algoritmi inteligjence artificiale një molekulë të re antibiotike e aftë të vrasë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve tradicionalë, një përparim i madh ky i shumëpritur.

Antibiotikët aktualisht në përdorim janë tashmë të vjetër dhe procesi tradicional i gjetjes së antibiotikëve të rinj është i shtrenjtë dhe i vështirë.

Inteligjenca artificiale (IA) bën të mundur kërkimin nëpërmjet modelimit kompjuterik se cilat molekula kimike do të jenë në gjendje të sulmojnë disa baktere, duke shqyrtuar bibliotekat e përbërjeve kimike nga lA.

“Ne donim të zhvillonim një platformë për të shfrytëzuar fuqinë e inteligjencës artificiale për të hapur një epokë të re të zbulimit të antibiotikëve”, tha James Collins, profesor i Inxhinierisë Mjekësore në MIT.

Algoritmi gjeti një përbërje me një strukturë të ndryshme nga antibiotikët ekzistues dhe parashikoi se do të jetë efikas kundër shumë baktereve./

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close