Advertisements

Borxhiat. Incest, vëllavrasje, orgji seksuale dhe komplote në Vatikan.

Vrasje, incest, orgji seksuale, komplote, ambicie dhe luftë. Ishin pjesë e jetës së përditshme të njeriut më të shenjtë në botë, Papë Aleksandrit të Madh. Para se të zgjidhej Papë, emri i tij ishte Rodrigo Borgia. Familja Borgia ishte e pamëshirshme, përdorte çdo instrument të pandershëm dhe i mbronte anëtarët e saj. Me terma moderne, mund të përshkruhet si familja e parë “mafioze”. Borgia ishin me origjinë nga Katalonja, Spanjë, dhe kurrë nuk arritën të shkundnin stigmën e të huajit, pavarësisht nga pozitat e larta që mbanin. Rodrigo ishte nipi i Papa Calliost III dhe shfrytëzoi në maksimun lidhjet e tij familjare. Në moshën 20 vjeçare u bë kryepeshkopi më i ri, kardinal u bë kur ishte 24 dhe një vit më vonë arriti në pozitën më të lartë pas Papës, atë të «këshilltarit».

E vetmja gjë që e ndante nga autoriteti absolut ishte vdekja e Papa Inokenit II. Më 11 Gusht 1492, në moshën 61 vjeç, Rodrigo Borgo u zgjodh Papë, me emrin Aleksandër VI. Zgjedhja e tij u ble “shtrenjtë”, siç fuksiononte në shumicën e vendeve në Vatikan. Normalisht priftërinjtë katolikë nuk lejohen të martohen dhe natyrisht betohen për beqari të përjetshme. Por dashuria e Papës Aleksandrit të Gjashtë për seksin femëror ishte e famshme. Cezari Borgia kishte dashnore të panumërta si kardinal, fakt që kisha e anashkalonte pasi nuk ishte i vetmi prift i cili ishte i përfshirë në akte “imorale”. Dobësia e tij e madhe ishin fëmijët që ai pati nga marrëdhënia e tij e gjatë me bukuroshen Vanozza De Katani. Fëmijët ishin John, Cezar, Lucrezia dhe Gioffre. Në rënien e përgjithshme të vlerave të shoqërisë perëndimore, ishte relativisht e pranueshme për një kardinal të kishte fëmijë jashtë martese, por Papa nuk mund të kishte pasardhës të ligjshmëm. Rodrigo injoroi rregullat dhe jo vetëm legalizoi fëmijët e tij, por kërkoi që të gjithë ata të jetonin së bashku në Vatikan. Ishte një skandal i madh që vetëm një intrigant i aftë mund ta duronte pa humbur autoritetin e tij. Që kur u bë papë, donte të siguronte fëmijët e tij. Qëllimi i tij ishte krijimi i dinastisë Borgia. Si hierark, nuk mund të transferonte pronën e papës dhe tokat për fëmijët e tij. Kjo është arsyeja pse ai veproi si një sundimtar laik dhe i përdori fëmijët e tij për të mbyllur aleanca. Djali i tij më i madh, John, u bë duka i Gandisë përmes martesës. Djali tjetër Cezari u shugurua kardinal dhe Rodrigo kishte ambicie ta bëhej Papë. Lukrecia e bukur dhe e zymtë do të bëhej guri shahut më i çmuar në duart e babait të saj.

Papa organizonte rregullisht festa madhështore ku dhjetëra prostituta u shërbenin mysafirëve të Vatikanit. Një natë ai hodhi gështenja në dysheme dhe 50 vajza të zhveshura i mblidhnin në gjunjë. Ajo që mblidhte më shumë, do të shpërblehej me dhurata të pasura. Në festa mernin pjesë dhe fëmijët e tij, me John të udhëhiqte. Djali i madh i papës kishte trashëguar shijet seksuale të babait të tij. I dhunshëm, feminist dhe shpesh i dehur, John, shkaktoi antipati në Vatikan dhe nuk e vlerësonin as vëllezërit e tij. Thuhet se përdhunoi bashkëshorten e Godefredo, Sancha, e cila kishte marrëdhënie të ngushta me vëllain tjetër, Cezarin. Një natë në vitin 1497, John dhe vëllai i tij Cezari, morën kuajt e tyre dhe pa ndonjë përcjellje, shkuan shëtitje në Romë. Vetëm Cezari u kthye, dhe pas disa ditësh, trupi i vdekur i John lundronte në lumin Tiber. Misteri i vrasjes nuk u zbulua kurrë por njerëzit akuzonin Cesarin që urrente postin e kardinalit dhe kërkonte të merrte vendin e vëllait të tij, si një sundimtar laik. Borgia kishin një reputacion aq të keq, saqë të gjithë besonin se ka shumë të ngjarë që ai u vra nga vëllai i tij! Sipas legjendës që rrethonte familjen e Borgia, e bija e bukur e Papës, Lucrezia, kishte marrëdhënie të veçantë me babain e saj. Në 1491, 13-vjeçarja Lucrezia u martua me Giovanni Sforza, i cili ishte anëtar i familjes së fuqishme që drejtonte Milanon. Martesa shërbeu vetëm për një qëllim: aleancën e Milanos me Vatikanin për të ndalur hyrjen e francezëve në Itali. Bashkimi zgjati vetëm dy muaj, sepse Sforza bashkëpunuan me francezët dhe automatikisht humbën vlerën e tyre për Papën. Martesa u shpërbë. Justifikimi i përdorur për ta anuluar ishte se Giovanni ishte i paaftë për të kryer detyrat e tij martesore. Giovanni u zemërua dhe për të provuar se Papa po mashtronte, ekzekutoi “detyrat” e tij me gjashtë prostituta para oborrit të tij. Për të përfunduar hakmarrjen e tij, përhapi thashethemin në vijim: Arsyeja pse Papa mori mbrapa Lucrezian ishte sepse donte që ta kishte afër tij, për të kënaqur orekset e sëmura të incestit. Thashethemi i incestit, si dhe fama e vëllavrasjes, u bë menjëherë i besueshëm nga populli që i konsideronte Borgia perversë dhe imoralë.

Në vazhdim, historia u pasurua me Lucrezia të ofrojë shërbime të ngjashme për vëllanë e saj, Cezarin. Kur Cezari vrau padrejtësisht burrin e dytë të Lucrezia, njerëzit e morën si konfirmim të historisë. Përveç incestit, Lucrezia e shoqëronin akuza për magji dhe vrasje. Studiuesit bashkëkohorë argumentojnë se arsyeja kryesore për thashethemet për Lucrezian, ishte urrejtja e kardinalëve për fuqitë e saj. Rodrigo vlerësonte aq shumë mendjen dhe aftësitë e Lucrezia, sa që e lejonte të drejtonte Kardinalët kur ai mungonte. Hierarkët, natyrisht, nuk mund të pranonin që një vajzë 20-vjeçare të ushtronte pushtet mbi ta dhe u përpoqën me çdo mënyrë që ta minonin pushtetin e saj. Pra, mbrojtësit e saj thonë se shpifën kundër saj me histori të pabesueshme seksuale. Lucrezia Borgia vdiq më 24 Qershor 1519, gjatë lindjes. Ëndrra e Papës për të krijuar dinastinë filloi të realizohet në vitin 1498, kur i lejoi djalit të tij Cezarit, të lërë Vatikanin dhe të luftojë kundër mbretërive të Italisë. Familja e parë mafioze e Italisë kishte për qëllim krijimin e perandorisë së vet, të cilën do ta quante “Romania”. K.E/

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar
Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close