Advertisements

Çeshtja e taksës mbledh krerët e koalicionit

Në grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka arritur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ndërkohë, më vonë pritet të takohet me Albin Kurtin.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani po shprehet e bindur se nuk ka asnjë tendencë dhe qëllim për të dëmtuar relacionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E pyetur në lidhje me deklarimet e të dërguarit të posaçëm, Richard Grenell se tarifa duhet të hiqet pa kushte, ajo tha se do të dalin me një qëndrim pas takimit që do ta zhvillojnë sot me kryeministrin Albin Kurti.

“Ne sot do të kemi takime me kryeministrin dhe do të dalim me një qëndrim. Sa i përket vlerësimeve se dikush po tenton të rrezikoje marrëdhëniet me SHBA-në, dua të them që në asnjë moment nuk kam parë ndonjë tendencë apo qëllim që të dëmtojë relacionet me SHBA-të. Në fakt unë shoh një bashkërendim… për temat e një rëndësie të til lë, dakordimet gjinden duke punuar në mirëbesim. Nuk ka asnjë nevojë për akuza nëpërmjet mediave”, ka shtuar ajo.

Osmani tha se për temat e rëndësisë të tillë duhet të ketë dakordime, vendime të tilla janë të ekzekutivit.

Ajo u zotua se koalicioni është duke ecur mirë, por me disa dallime të vogla.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close