Advertisements

ÇOKOLLATA ZVICERANE NË KORÇËN E VITIT 1909

Në numrin e 15 gushtit të vitit 1909, në të përjavshmen LIRIJA, që drejtohej nga Mid’had Frashëri, botohet edhe një reklamë interesante për çokollatën e atëhershme të njohur zvicerane, Zurher. Në tekstin për këtë produkt, ndër të tjera thuhet se në treg janë llojet: Çokollatë me qumësht, Çokollatë me vanilje, çokollatë Bon Regal dhe Leukrol, për të cilën thuhet se është çokollatë fuqidhënëse. Leukrolin, thuhet më tej në tekst, e rekomandojnë mjekët kundër sëmundjeve nervore, dhimbjeve të stomakut dhe për ata që janë të dobët. Në fund lexuesit njoftohen se “të gjitha llojet e çokollatës Zurher gjinden në Korçë te ëmbëltorja “Manushaqe” e mëmëdhetarit tonë, zotit Vangjel A.Gjika”.

/Përgatitur nga Shkelzen Halimi

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close