Advertisements

Më 2 mars 1444, 576-vjet më parë u mblodh Kuvendi i Lezhës.

Një përpjekje më shumë për themelimin e shtetit tonë të njësuar!

Sipas Marin Barletit, bashkohës dhe historian i Skënderbeut, në Kuvendin e Lezhës morën pjesë shumë princër nga pjesë të ndryshme të Arbërisë, si, Gjergj Kastrioti; Pal dhe Nikollë Dukagjini nga Dukagjini; Lekë Zaharia, kryezot i Zadrimës së Epërme (zona rreth qytetit të Danjës); Pjetër Spani i Shalës e Shoshit; Lekë Dushmani, bashkë me Pjetrin e Zadrimës; Gjergj Stres-Balsha i Misjes, ndërmjet Krujës dhe Lezhës; Andrea Topia i Skurës, ndërmjet Tiranës dhe Durrësit, bashkë me dy bijtë, Komninin e Muzakën dhe me nipin Tanushin; Gjergj Araniti i Kaninës dhe i Shpatit; Teodor Korona Muzaka i Beratit; Shtjefën Çërnojeviqi, bashkë me të bijtë Gjergjin dhe Janin nga Zhabjaku i Malit të Zi; kryezoti i Himarës, si dhe krerë të tjerë nga Arbëria e Veriut dhe e Jugut.

Përfaqësues të Dukagjinit, ku perfshihej edhe krahina e gjërë e Mirditës, ishin Pal dhe Nikollë Dukagjini. Sipas dokumenteve të mes shek. XV, Pal Dukagjini kishte në zotërim ndër të tjera edhe vendbanimet përgjatë luginës së Fanit të Vogël, ndërsa Nikollë Dukagjini kishte në zotërim Dibrin, vendbanimet e zonës veri-perëndimore të Rubikut dhe vendbanimet përgjatë luginës së Fanit të Madh. Familja fisnike e Dukagjinëve përbëhej nga disa degë dhe, zotërimet e tyre shtriheshin në një zone të gjërë, duke përfshirë Mirditën, Pukën, Zadrimën e Epërme (fshatrat që shtriheshin në lindje të lumit Drin, ndërsa pjesa e fshatrave të Zadrimës në perëndim të lumit Drin, ishin në zotërimin Venedikas), etj.

Ishte koha kur Shqipnia kishte burra, që kanë derdhë gjak e mundë për të, që kanë shkri pasurinë e tyre, e mbi interesat e saj nuk kanë vu asgja!

| MIRDITA: Histori dhe aktualitet |

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close