SHBA, 800 mijë dollarë për riparimin e dëmeve nga tërmeti në kalanë e Krujës

ATSH/ “SHBA do të shpenzojë 800 mijë dollarë për të riparuar dëmtimet e tërmetit në kalanë e Krujës, si dhe në sitet historike në Durrës dhe në Prezë”.

Kështu deklaroi sot ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, gjatë një takimi me ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Ambasadorja Kim u shpreh se “ne qëndrojmë me Shqipërinë gjithmonë”.

Nga ana e saj, ministrja Margariti theksoi se “kultura është një urë lidhëse dhe bashkëpunimet kulturore midis dy vendeve do të jenë pjesë e projekteve për të ardhmen”.

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Kështu e pritëm në Ministrinë e Kulturës, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim”, tha Margariti, ndërsa theksoi se ambasadorja Kim shprehu dëshirën të njihej me projektet më të rëndësishme në fushën e kulturës.

“Rimëkëmbja e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti, dixhitalizimi i pasurisë sonë kulturore jomateriale, sfida e ngritjes së një godine të re për Bibliotekën Kombëtare, rikonstruksioni dhe hapja për publikun të Bibliotekës së vjetër, përurimi i TKOB, ishin disa nga temat që rrokëm në këtë takim”, tha Margariti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close