Advertisements

Mikrosoft eliminon një nga programet më të rrezikshëm kompjuterikë

ATSH-DPA/ – Kolosi teknologjik Microsoft ka arritur të shkatërrojë një nga programet më të rrezikshëm kompjuterikë në botë, Necurs, që sipas kompanisë kishte ”infektuar” mbi nëntë milionë kompjuterë.

”Pas tetë vitesh përgatitje, gjiganti i softuerëve dhe partnerët e tij kanë ndërmarrë masa të koordinuara ligjore dhe teknike për të ndaluar hyrjen në programet tona’’, theksoi nënkryetari i korporatës së Microsoft, Tom Burt.

Burt deklaroi se ‘’Microsoft arriti të ndalojë kriminelët nga elementët kryesorë të infrastrukturës që duhen për të kryer sulme kibernetike në internet”.

Necurs, programi më aktiv në botë, është një nga gjeneruesit më të mëdhenj të spam-eve, me ”viktima” në pothuajse të gjitha vendet.

Gjatë hetimit të Microsoft, u vërejt një kompjuter i infektuar i cili kishte dërguar 3,8 milionë e-mail spam te mbi 40,6 milionë persona gjatë një periudhe 58-ditore.

Necurs besohet se menaxhohet nga Rusia dhe është implikuar në një seri mashtrimesh të rreme të të dhënave dhe e-maile-ve të rreme.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close