Advertisements

NASA SJELL ZBULIMIN E RADHËS PËR JETËN NË PLANETIN MARS

Molekulat organike të pranishme në qymyr dhe vaj në Tokë janë identifikuar në Mars dhe mund të lënë të kuptohet për praninë e jetës aliene.

Molekulat e tiofenit përmbajnë karbon dhe squfur të cilat janë thelbësore për jetën.

Këto molekula janë identifikuar në sipërfaqen e Marsit nga roveri i NASA-s Curiosity.

Astronomët besojnë se burimi i mundshëm i origjinës së tyre janë proceset biologjike.

Analizat nga roveri Rosalind Franklin do të hedhin dritë mbi origjinën e molekulave.

Kimikatet e quajtura tiofene janë molekula të rëndësishme pasi përmbajnë karbon dhe squfur – dy përbërës thelbësorë për jetën.

Molekulat e tiofenit kanë katër atome karboni dhe një atom squfuri të rregulluar në një unazë.

Tiofeni gjithashtu mund të krijohet përmes një reaksioni kimik të quajtur ulje termokimike të sulfatit.

Ky proces përfshin një sërë kompozimesh që nxehen në 120 gradë Celsius ose më shumë.

Astrobiologu i Universitetit Shtetëror të Uashingtonit Dirk Schulze-Makuch shqyrtoi se si tiofeni mund të ishte i pranishëm në Mars.

Ai tha se gjetjet e tyre, të botuara në revistën ‘Astrobiology’, tregojnë se kimikatet janë prodhuar nga proceset biologjike dhe jo nga reaksionet kimike.

“Ky është një hap i madh në ndjekjen e jetës marsiane, por nuk është provë konkrete”, u shpreh Makuch.

Nëse tiofeni erdhi si rezultat i proceseve biologjike, ka të ngjarë të ishte përmes baktereve tre miliardë vjet më parë.

Në atë kohë, Marsi ishte më i ngrohtë ku edhe mund të ketë ndodhur reaksioni kryesor kimik për të formuar tiofenin.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close