Advertisements

NGA ERDHI UJI NË TOKË

Një meteorit i vogël 2.5 centimetra që ra në Tokë si një `top zjarri spektakular` dëshmon se uji i lëngshëm ekzistonte në ditët e hershme të Sistemit Diellor dhe lë të kuptohet se si Toka u bë me oqeanet e saj.

Shkëmbi i vogël hapësinor ra në shtator 2019 me një ‘shpërthim të zhurmshëm’. U gjet në Flensburg në veri të Gjermanisë prej nga edhe ka marrë emrin dhe mund të përmbajë të dhëna për origjinën e Tokës, transmeton KosovaPress.

Ekspertët nga Universiteti Munster në Gjermani thonë se meteoriti përmban minerale që formoheshin në vitet e para të Sistemit Diellor dhe kërkonin ujë të lëngshëm në mënyrë që të zhvilloheshin.

“Kjo vërteton se që 4.56 miliardë vjet më parë duhet të ketë pasur trupa të vegjël në Sistemin Diellor të hershëm që ruanin ujë të lëngshëm”, tha studiuesi Addi Bischoff.

Këto lloje të trupave planetarë të prindërve të hershëm zbulohen rrallë dhe mund të jenë ‘blloqet’ që ndihmuan në formimin e planetëve të brendshëm.

Në fakt ata mund të konsiderohen ‘blloqet ndërtuese’ të Tokës dhe mund të kenë dhënë ujin e oqeaneve.

Një nga fushat e studimit është saktësisht se si oqeanet u mbushën me ujë, si u formua bërthama e brendshme dhe çfarë ndodhi për ta bërë ashtu sikurse është sot.

Për të gjetur përgjigje, studiuesit po hetojnë aspekte të ndryshme përfshirë meteorët.

Shumica e tyre janë fragmente asteroidesh dhe vlerësohen si shkëmbinjtë më të vjetër të Sistemit tonë Diellor dhe i bëjnë ata jetikë për të gjetur se si ishin në ditët e hershme.

Kur meteori ra në shtatorin e vitit të kaluar u përshkrua si një ‘top zjarri’ në qiell, i shoqëruar nga një zhurmë që mahniti qindra dëshmitarë okularë.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close