Advertisements

Më 15 mars 1875 lindi i madhi Faik Konica

Më 15 mars 1875 në Konicë lindi i madhi Faik Konica, magjistri i artit dhe letërsisë, aktivisti kombëtarë, diplomati dhe shkrimtari shqiptar.

Faik Konica:
“Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë zënë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mend mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa sot!!

Anadollaku Në Mesalle”
nga Faik Konica

Ka ndenjur si nje ka
Po ha edhe po ha,
Shembet me pilaf,
Fruhet me hoshaf;
S`ka kohë të flasë
Hedhë sa të pëlcasë:
Llop një bakllava,
Llop një hallva,
Llop një revani,
Llop muhalebi.
Thërret: -Hic jemedum!
– O burra, bre dudum!
Kërkon një syltjaç,
Porosit një kulaç,
Rrëmben një bugaçe,
– Të rrembeç një kapaçe!
Të tërë për një darke,
Të tëra në një barkë!
Kur lodhet sa ngjinjet,
Pushon e shtrihet
Shtrihet dudumi
Dhe na e ze gjumi.
Nesër kur të zgjohet
E, me “bismil-lah”,
Prape pilaf
E prap hoshaf.
“Qebap boll-boll
Koxha Anadoll!”
More dudum kokëkungull
Gojëbuall e barkrrumbull
Thuamë, të rëntë pika!
C`te duhet ty politika?
Hiq, more dudum dorë, hajde
Të të kllasëm në një kade
Plot me mjalt`e me reçel
Ha pi e kurrë mos del.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close