Advertisements

“HUGO BOSS”

Hugo Ferdinand Boss (Hugo Boss) ishte gjithmonë një qytetar shembullor gjerman. I lindur në qytetin e vogël Metzingen 30 km në jug të Shtutgartit, ai i shërbeu vendit të tij gjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1924 në moshën 33 vjeçare ai ishte rrobaqepës dhe vendosi të hapte një biznes veshje me 30 punonjës. Situata e keqe ekonomike në Gjermani, megjithatë, e çuan në prag të falimentimit. Për të ruajtur investimet në vitin 1931 bëri një marrëveshje me kreditorët për të mbajtur gjashtë makina qepëse për të bërë një fillim të ri. Në mesin e klientëve të parë ishte Rudolf Born i cili shpesh porosiste këmisha kafe për organizatën e Nazional-Socialistëve e cili më vonë u bë i njohur si Partia Naziste, ku dhe në të njëjtin vit H.Boss u rregjistrua si anëtar partie.

Që nga viti 1934 ai ishte një nga furnizuesit zyrtarë dhe deri në fund të dekadës, Partia e re ishte një nga klientët më të mirë të Boss. Biznesi i tij u vu në dispozicion të Rajhut të Tretë dhe gjatë luftës ishte një nga firmat e cila furnizonte me uniforma ushtarake Partinë Naziste në Luftën e Dytë Botërore. Kompania qepte uniforma për Wehrmachtin, SS dhe Hitlerin. Gjatë luftës, firma shfrytëzonte me punë të detyruar rreth 180 të burgosur, ky mbaheshin në një kamp përqëndrimi afër kompanisë. Partia Naziste u themelua në vitet 1920 dhe u bë shumë popullore Hugo Boss nuk ishte një rast i vetëm, pasi në Gjermani 11 milionë gjermanë u bënë anëtarë të Partisë Naziste. Hugo Boss nuk ka marrë pjesë në Holokaust kundër hebrenjve, por askush nuk mund të mohojë se ai ishte, me vetëdije një bashkëfajtor në tmerrin që shkaktuan. Në fund të luftës, Hugo Boss Ferdinand u gjobit me 100.000 marka për të kaluarën naziste dhe ju hoqën të drejtat e tij politike. Dhëndri i tij Eugen Holy e mori përsipër kompaninë dhe më pas ja dorëzoi të dy djemve të tij. Kompania e tij vazhdoi të bënte uniforma për policinë dhe me kalimin e viteve u bë një nga emrat më të njohur në industrinë e modës. Në vitin 2000, Kompania Hugo Boss ka dhuruar shumën e 500.000 paund në Fondacionin e ish të burgosurve për punën të detyruar që kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Hugo Boss besonte se Hitleri ishte i vetmi njeri që mund të shpëtojë financiarisht Gjermaninë ai vdiq në vitin 1948 dhe deri sa vdiq në shtëpinë e tij ishte e varur një kornizë me foton e Hitlerit.

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close