BONBONE ME ÇOKOLLATË DHE LAJTHI

Bonbonet janë ëmbëlsira tepër të preferuara për dashamirësit e çokollatës dhe të ëmblave në përgjithësi.

Ato konsumohen me lehtësi dhe të mundësojnë të shijosh ëmbëlsinë e tyre pa u velur.

Recetat e bonbonave të rekomanduara janë të larmishme.

Në to bën pjesë edhe receta e bonboneve me çokollatë e lajthi dhe të pudrosura me pluhur kakao.

Këto bonbone serviren të ftohta ose të ngrira.

Përgatitja e Bonboneve me Çokollatë

Përbërësit

Çerek filxhani me sheqer kaf (e gjeni në supermarket)

Çerek filxhani me ujë

2 lugë gjelle me gjalpë të freskët

1 lugë gjelle me vaj

1 lugë çaji me vanilje

100 gramë lajthi të qëruara dhe të pastruar

1 filxhan me tërshërë

Çerek filxhani me kakao pluhur

Çerek filxhani me miell ëmbëlsirash (e gjeni në supermarket)

Një majë luge çaji me kripë

2 lugë gjelle me sheqer të bardhë.

Përgatitja e Bonboneve

Në një tenxhere të vogël përzieni sheqerin kaf dhe ujin.

Përziejini rregullisht dhe lërini të vëlojnë për një minutë, deri sa sheqeri të jetë tretur plotësisht.

Uleni zjarrin dhe shtoni vajin, gjalpin e freskët.

Përziejeni masën deri sa gjalpi të shkrihet.

Hiqeni nga zjarri dhe shtoni vaniljen.

Më pas tenxheren lëreni mënjanë.

Në një mikser shtoni lajthitë, tërshërën, kakaon, miellin dhe kripën.

Përziejini deri sa të gjitha të transformohen në pluhur.

Më pas shtoni sheqerin e shkrirë në tenxheren që keni lënë mënjanë dhe përziejeni me mikser deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë.

Merrni nga pak me dorë dhe jepini formë rrumbullake.

Bonbonat vendosini në një tepsi mbi të cilën keni shtruar një letër pjekjeje.

Tepsinë futeni në ngrirje dhe mbajeni për një orë.

Menjëherë pasi t’i keni nxjerrë bonbonat nga ngrirja, spërkatini me pluhur kakoa ose sipas preferencës edhe me sheqer pluhur.

Servirini ose mund t’i ruani në një enë qelqi me kapak të cilën mund ta fusni në ngrirje ose në frigorifer.

Këto bonbone janë një variant më i shëndetshëm dhe më i dashur se alternativat e paketuara që mund të gjenden në treg./agroweb

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close