Advertisements

QOFTE SHTËPIE ME SALCË ARRASH

Qoftet me salcë arrash është një ndër gatimet me shijen më të përkryer që lezetosin tryezën kur i përgatit e shërben.

Përgatitja e qofteve dhe recetat e pafundme në kombinimin e tyre me perime nga më të ndryshme a me mish të grirë, të përgatitura thjeshtë e të shoqëruara me salcë domatesh, arrash e të tjera përbërës janë një mënyrë ideale për të kënaqur gjithë familjen.

Më poshtë një recetë tradicionale të përgatitjes së qofteve të shtëpisë me salcë arrash, një kombinim perfekt shijesh e aromash.

Përgatitja e Qofteve me Salcë Arrash

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 3-4 persona)

500 gr mish i grirë

1 kokërr qepë

4-5 thelpinj hudhra

1 kokërr vezë

Gjysmë filxhan çaji me arra të shtypura

Një lugë gjelle majdanoz

Dy lugë gjelle miell

Gjysmë filxhan çaji me verë të bardhë

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Përgatitja

Përgatitet masa e qofteve si zakonisht por në vend të bukës i hidhet pak miell, pastaj hidhen mishi i grirë, veza, qepa, hudhrat, majdanozi, kripa dhe piperi.

Pasi përpunohet brumi, priten disa copëza të vogla për çdo racion.

Secilës prej copëza u jepet një formë sferike e cila nuk duhet të jetë më shumë se një kokërr arrë.

Më pas të gjitha qoftet i kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë.

Pasi janë skuqur të gjitha qoftet, në tigan hedhim miellim dhe e kaurdisim derisa të zverdhet.

Në këtë moment hedhim verën, lengun e mishit ose ujë, dhe sapo të nisë të marrë një valë e hedhim në një tavë, në të cilën më parë kemi vendosur qoftet.

Pasi qoftet të marrin një valë me salcën shtohen arrat e shtypura mirë dhe të holluara me pak lëng.

Tava vendoset në zjarr ose në furrë të parangrohur edhe për 10-15 minuta të tjera.

Shërbehet e ngrohtë e ndarë në pjatanca dhe me pak majdanoz të grirë hollë sipër./agroweb

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close