Advertisements

Dredhanik me arra dhe shërbet

Dredhaniku me arra dhe shërbet është një specialitet i amvisave pogradecare, të cilat jetë e mot e kanë përgatitur këtë ëmbëlsirë në rasta të veçanta festash apo edhe gëzimesh familjare.

Më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së dredhanikut me arra dhe shërbet krejt lehtë në shtëpi.

Një mënyrë ideale për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

Përgatitja e Dredhanikut me Arra në Shtëpi

Përbërësit

(Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës, më poshtë përbërësit janë për 12 dredhanikë)

3 petë të gatshme ëmbëlsirash

1 flxhan çaji me arra të thërrmuara

Gjysmë filxhani çaji me gjalpë të shkrirë

Thelpinj arrash

Për shërbetin

1 gotë sheqer

2 gota ujë

Pak lëkurë limoni të grirë ose lëkurë portokalli

1 lugë gjelle lëng limoni

Një lugë gjelle kanellë

Përgatitja

Hapim petën e parë dhe e lyejmë me gjalpë të shkrirë përmes një furçe kuzhinë.

Hedhim një pjesë të arrëve të thërrmuara dhe më pas petën e mbledhim në formën e rolesë.

Më pas ju këshillon që rolenë ta prisni në katër pjesë me gjatësi 10 centimetra dhe secilën prej pjesëve e mbledhim në formë rrumbullake duke i vendosur një thelpi are në mes.

Kështu vijojmë edhe me dy petat e tjera.

Dredhanikët i vendosim në një tavë dhe i lyejmë sipër me gjalpë përmes furçës së kuzhinës.

I vendosim në furrë të parangrohur dhe i lëmë të piqen përreth 20 minuta derisa sipërfaqja e dredhanikëve të bëhet e kuqërremtë.

Nga ana tjetër përgatisim shërbetin. Hedhim ujin, sheqerin dhe i lëmë të ziejnë derisa shërbeti të lidhet.

Në fund i shtojmë lëkurën e grirë të portokallit apo limonit, kanellën dhe lëngun e limonit.

Shërbeti lihet që të vaket dhe hidhet mbi dredhanikët kur këta të fundit të jenë të vakët gjithashtu./agroweb

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close