Advertisements

QEVERIA SHQIPTARE SHPALL GJENDJEN E FATKEQËSISË NATYRORE

Me propozimin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19

Po ashtu, u vendos kufizimi i të  drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri  në  masën  që  konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

Komiteti  Ndërministror i Emergjencave Civile  (KNEC), i ngritur  me  vendimin  nr.750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë  natyrore  në qarqetDurrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë  për  koordinimin  dhe bashkërendimin  e  veprimeve  të  institucioneve shtetërore  dhe  të  subjekteve  private,  si  dhe  të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë  natyrore  për  shkak  të  epidemisë  sëshkaktuar  nga  COVID-19,  deri  në 30  (tridhjetë) ditë  nga  hyrja  në  fuqi  e  këtij  vendimi.  Anëtar  i KNEC-së   caktohet   dhe   ministri   i   Shtetit   pë Rindërtimin.

Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë  të  Kryetarit,  përfaqësues  të  organeve  të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë   të   fushës   së   mjekësisë   e   tëshëndetit  publik  dhe  përfaqësues  të  shoqërisë civile    ose    drejtues    të    OJF-ve,    me    objekt veprimtarie    shëndetin    publik    dhe    ndihmën humanitare.

Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje të fatkeqësisë   natyrore   të  shpallur   për   shkak   të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.6.  Për  përballimin  dhe  lehtësimin  e  pasojave të    fatkeqësisë    natyrore    merren    masat    e jashtëzakonshme, si më poshtë vijon:

Institucionet publike:a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative   për   përballimin   e   gjendjes   së fatkeqësisë natyrore; b)    të    përdorin    burimet    financiare    të parashikuara   në   buxhetin   vjetor,   si   dhe   të rivlerësojnë  buxhetin  e  tyre  vjetor,  në  përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara; c)  të  vënë  në  dispozicion  burimet  njerëzore  e logjistike;ç)    të    caktojnë    objektet    shtetërore    në përgjegjësinë  e  tyre  të administrimit,  që  mund  të vihen  në  dispozicion  për  strehimin  e  popullsisë së evakuuar;d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;dh)  të  ndalojnë  tubimet,  manifestimet  dhe grevat;e)  të  kufizojnë  aktivitetet  në  minimumin  e domosdoshëm për të gjitha organetpublike;ë)  të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;f)   të   krijojnë   dhe   tësigurojnë   zonat   e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë    masat    parandaluese    për    të    evituar infektimin;g)    të    garantojnë    kushtet    dhe    stafin    e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;gj)  të  pajisin  të  gjithë  punonjësit  e  qendrave spitalore    dhe    shëndetësore    me    bazën    e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

Strukturat operacionale   të   sistemit   të mbrojtjes civile:a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për  garantimin  dhe  rritjen  e  sigurisë  së  shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;b)    të    aktivizojnë    dhe    të    organizojnë procedurën    e    karantinës    për    popullsinë    e rrezikuar; c)  të  organizojnë  kontrolle  të  njëanshme

ç)  të  kufizojnë  lëvizjen  e  lirë  për  brenda  ose jashtë  shtetit  në  përputhje  me  nevojat  e  diktuara nga fatkeqësia natyrore; d) të kufizojnë organizimin e grevave;dh)   të   kufizojnë   zhvillimin   e   aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore; e)  të  japin  ndihmën  e  parë  ndaj  personave  të prekur nga virusi dhe të realizojnë  transportimin e  të  prekurve  për  në  qendrat  spitalore  ose  në infrastrukturën e karantinës;ë)  të  organizojnë  procedurat  e  detyruara  për kryerjen e shërbimeve funerale.

Subjektet private:a)  të  respektojnë  procedurat  dhe  masat  për karantinën; b)  të  informojnë  lidhur  me  të  dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat     e mbrojtjes   civile   në   përballimin   e   gjendjes   së fatkeqësisë; c)  të përfshihen  në  detyra  të  veçanta,  në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën për  të  ndihmuar  në  kapërcimin  e  gjendjes  së fatkeqësisënatyrore; ç)  të  mbyllin  ose  tëkufizojnë  përkohësisht veprimtarinë e tyre; d)  të  mos  vjelin  tarifat  e  kalimit  rrugor  për mjetet  e  angazhuara  në  përballimin  e  gjendjes  së fatkeqësisë natyrore.

6.4. Shtetasit:a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes  civile,  si  dhe  të  ndjekin procedurat  e  kërkuara,  në  mënyrë  të  veçantë  për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve; b)  të  informojnë  lidhur  me  të  dhënat  që ndihmojnëinstitucionet  publike  dhe strukturat  e mbrojtjes   civile   në   përballimin  e  gjendjes  së fatkeqësisë;c)  të  përfshihen  në  detyra  të  veçanta,  në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojënpër  të  ndihmuar  në  kapërcimin  e  gjendjes  së fatkeqësisë natyrore.

Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte,  të dala  në  zbatim  tëligjit nr.15/2016, “Për parandalimin  dhe  luftimin  e  infeksioneve  dhe sëmundjevinfektive”, të ndryshuar, dhe me aktin normativ  nr.3,  datë  15.3.2020,  të  Këshillit  të Ministrave,  “Për  marrjene  masave  të  veçanta administrative  gjatë  kohëzgjatjes  së  periudhës  së infeksionit   të   shkaktuar   nga   COVID-19”,  të ndryshuar, mbeten në fuqi.

Ngarkohen   Komiteti   Ndërministror   i Emergjencave  Civile  dhe  të  gjitha  institucionetshtetërore  dhe  publike  për  zbatimin  e  këtij vendimi. Ky   vendim   hyn   në   fuqi   menjëherë.

Vendimi u botua pasditen e sotme në Fletoren Zyrtare.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close