Advertisements

Italia ngadale po merr frymë më lirshëm nga coronavirusi

Italia javëve të fundit kishte marrë primatin e zi ku coronavirusi i ri po bënte kërdinë.Vdekjet dhe infeksionet rriteshin dita-ditës.
Por për fat ditëve të fundit ka të dhëna se përhapja e virusit ka ndaluar e që është një shenjë e mirë dhe se expertët presin që maja e epidemisë në këtë vend të jetë këtë javë.

Ata paralajmëruan që ditët e ardhshme do të ishin vendimtare në luftën kundër koronavirusit në atë vend.
“Kjo javë dhe disa ditë pas kësaj janë vendimtare, pasi kjo është periudha kohore kur masat e marra nga qeveria italiane 15-20 ditë më parë pritet të japin rezultate, dhe pritet që ta shohim kurbën të sëmurëve e rij të bjerë më shpejt gjatë pesë deri në gjashtë ditë të ardhshëm , dhe numri i vdekjeve disa ditë më vonë, ” thotë Ndihmësi i Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) Radieri Guera për radio Capital.
Sipas tij, ngadalësimi i rritjes së rasteve të reja të infektuara “është një faktor jashtëzakonisht pozitiv”, në disa rajone të Italisë beson se rënia e kurbës është afër, kështu që “kulmi mund të jetë këtë javë”

Në Itali, numri i rasteve të reja dhe vdekjet nga efektet e virusit covid-19 raportohen çdo ditë në orën 6 pasdite, dhe sipas të dhënave të djeshme, në ditën e katërt me radhë, është regjistruar rënie numrit të të infektuarëve me koronavirus.
Të Dielën, ishin 3,957, të hënën 3.780, të martën 3,612, dhe të Mërkurën 3,491 raste të reja të të infektuarve./proinformacion.com/

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close