Operatorët ekonomikë po pajisen me vërtetime për lëvizje gjatë kufizimit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se operatorët ekonomikë kanë nisur të pajisen me lejet e nevojshme për qarkullim gjatë orareve kur lëvizja është e kufizuar.

“Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, njofton të gjithë operatorët ekonomikë, të cilët kanë të regjistruar për veprimtari, njërin nga kodet NACE, të listuara në Urdhëresën: 01-05 të datës 23.03.2020, të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë (MEPTINIS), se tashmë Administrata Tatimore e Kosovës është duke iu përcjellë me anë të e-mailit, një formë (vërtetim për lëvizje të lirë), për punonjësit të cilët do të punojnë gjatë orareve kur ka kufizim të lëvizjeve”, ka shkruar Rukiqi.

Ai shtoi se forma duhet të plotësohet dhe të vuloset nga ana e operatorit ekonomik (punëdhënësit) për secilin punonjës të nevojshëm për funksionimin e veprimtarisë.

Ky dokument do t’iu shërbejë punonjësve që të mund të lëvizin lirshëm gjatë kohës së kufizimit të lëvizjeve.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close