Advertisements

Thaçi: Do t’i ftoj në konsultim liderët e partive politike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës që ndodhi mbrëmë ka deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të vendit.

Thaçi tutje tha se si president i vendit do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Thaçi: Do t’i ftoj në konsultim liderët e partive politike

“Pas rënies së qeverisë si president i vendit pa humbur kohë do të fillojë konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë të re të stabilitetit, unitetit dhe të gjithë përfshirjes. Në çdo hap timin, si presidenti vendit, do e respektoj në plotëni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, tha Thaçi.

Këto komente ai i bëri pas viz itës që ka zhvilluar sot në Qendrën Mjekësore të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, ku u shoqërua edhe nga komandanti i Forcës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Mbrëmë me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Republikës së Kosovës rrëzoi qeverinë e udhëhequr nga kryeministrin tashmë në detyrë, Albin Kurti.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close