MSH: BORDI I SHSKUK-SË ISHTE JOFUNKSIONAL

Sot u emërua Bordi i ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Ministria e Shëndetësisë dëshiron të bëjë me dije se prej sot bordi deri tani jo funksional prej këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës është plotësisht funksional dhe do t`i dalë në ballë sfidës më të jashtëzakonshme që e ka Shërbimi ynë spitalor.

MSH-ja njofton se me rënien e Qeverisë paraprake, bordi pati mbetur mbetur jo-funksional, pa kuorum, për shkak të largimit të disa prej anëtarëve.

“Në kohën kur bota po ballafaqohet me një pandemi të rrezikshme siç është Koronavirusi Covid-19 dhe rrjedhimisht edhe Kosova, për Ministrinë e Shëndetësisë është shumë e rëndësishme që SHSKUK si ofruesi kryesor i shërbimeve shëndetësore dytësore dhe tretësore në vend të jetë funksional dhe në shërbim karshi situatës së krijuar. Ju njoftojmë po ashtu se prof. Dr. Naser Ramadani, vazhdon të jetë drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili bashkë me kolegët janë 24/24 në krye të detyrës. Koordinimi me MSH-në si autoriteti më i lartë shëndetësor në vend dhe me nivelet e tjera të kujdesit shëndetësor ka qenë i shkëlqyer edhe falë punës dhe angazhimit të IKSHPK-së. Me propozimin e Prof. Ramadanit dhe pëlqimin e tij, përfaqësues i IKSHPK-së në Bordin e SHSKUK-së është zgjedhur dr. Xhevat Jakupi, mikrobiolog, i cili është përgjegjës për testimit me RT-PCR të mostrave të mbledhura për testim në COVID-19. Sa i përket Bordit të ri të ShSKUK-së, delegimi i anëtarëve të këtij bordi, është bërë sipas legjislacionit në fuqi, duke respektuar të gjitha normat e parapara dhe mbi të gjitha duke marrë parasysh misionin e madhe të cilin e bartin këta profesionistë shëndetësorë në këto rrethana”, thuhet hë komunikatë.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close