VENDIMET E QEVERISË MBESIN NË FUQI DERI ME 6 PRILL

Qeveria thotë se me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, është marrë vendim që të mbetet në fuqi deri më 6 prill masa e shpalljes emergjente për shëndetin publik, si dhe vendimi i cili ndalon qarkullim e qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00, përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë.

Pastaj, ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike dhe private, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).

Gjithashtu, deri më 6 pril l, ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës dhe Malishevës.

Qeveria nëpërmjet një komunikate thotë se Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, jo më vonë se 3 prill 2020, vendimet e mësipërme i rishqyrton, në konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ekspertë dhe ministritë tjera të linjës, për të vlerësuar efikasitetin dhe domosdoshmërinë e masave të përcaktuara, si dhe i jep rekomandim Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me vazhdimin ose jo të vendimeve përkatëse.

“Situatën epidemiologjike, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ri-analizojë çdo ditë dhe në lidhje me secilin vendim të lartcekur dhe pas konsultave paraprake, mund t’i rekomandojë Qeverisë mbetjen në fuqi të vendimit, ndryshimin apo plotësimin e masave të përcaktuara me Vendim ose shfuqizimin e vendimit. Obligohen institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme pà «r zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close