Pandemia,shkenca dhe jotransparenca

Që në fillimin e shfaqjes së pandemisë edhe ne Kosovë, ne shkrimet e mia kam theksuar se tash eshte koha per t’u mbeshtetur ne shkencë derisa ne rrafshin operativ per t’i perkrahur dhe degjuar njerezite e fushes se mjekesise.

Çdo sjellje ndryshe është manipulim me situatën qe mund te sjelle pasoja te paparashikueshme.

Kina dhe Irani jane deshmi se si jotransparenca dhe propaganda sjellin pasoja te paparashikueshme. E para, me fshehjen e fakteve, eshte duke i krijuar gjithe globit deme ne njerez dhe ne ekonomi, ndersa Irani pasoja te brendshme te paqarta.

Europa Perendimore e SHBA poashtu jane duke u perballur me pasojat e Covid-19, por keta, te shprehem ashtu, nga kendi tjeter, pra per dallim prej ketyre dy rasteve te shtrengimit, ketu eshte ne pyetje liberalizmi i cili, siç e tregon rasti i Italise eshte duke shkaktuar deme te medha ne njerez e ne ekonomi. Megjithate, rasti i Gjermanise, Britanise se Madhe, treguan se shteti i organizuar mire me politikane qe vene ne rend te pare mendimet e shkenctareve dhe eksperteve te mjekesise, mund te kontrollojne situaten dhe te redukojne demet ne kufinjte e së mundshmes.

Shtetet e vogla, sikur Kosova, per shkak te gjeografise, numrit dhe menyres se shperndarjes se popullsise, e kane shume me te lehte per ta menagjuar situaten. Duhet, vetem qe mos t’i nderhyjne instititucioneve dhe njerezve te fushes mjekesore dhe t’i degjojne keshillat e tyre. Nuk eshte koha per propagande politike nga e cila fatkeqesisht nuk po mund te lirohemi./Anton Berisha

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close