Veseli pas takimit me presidentin Thaçi tha se është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë kohë pandemie

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit me presidentin tha se është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë kohë pandemie. Theksoi edhe njëherë se PDK-ja mbetet në opozitë.

Veseli tha se krejt ajo e cila kërkojnë si parti politike edhe PDK është të respektohet Kushtetua dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve.

“Të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme kini parasysh faktin e pandemisë, edhe sipas OBSh-së, nuk e dimë kur do të përfundojë kjo çështje. Vullneti i sovranit është më legjitimi por ne rrethana kur kemi një situatë te pandemisë është ndoshta hipokrizi te flitet për gjendje të jashtëzakonshme kur te gjithë mund të dinë që nuk mund të jetë për 45 dite zgjedhjet e jashtëzakonshme, nuk mund të rrezikojmë qytetarët. PDK ka pozicionin shumë të qartë politik në ketë situatë, ne do të jemi opozitë dhe të respektojmë Kushtetutën e Republikës se Kosovës”, tha Veseli.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close