Vetëm e vërteta duhet marrë në konsideratë në luftë kundër Coronës

Nga Rodion Ebbighausen

Përmasat e pandemisë janë pasojë edhe e një politike dyfytyrëshe. Lufta kundër Coronës mund të fitohet vetëm nëse hapen mbi tryezë të gjitha faktet, shkruan Rodion Ebbighausen.

Këtë e tregon rasti i Kinës, ku virusi u shfaq për herë të parë. Që në fillim të pandemisë, kur shanset për reduktimin e saj ishin shumë të mira, krerët e Partisë Komuniste të Kinës i kërcënuan mjekët. Provat u shkatërruan, faktet u mohuan. Rezultati: një epidemi kombëtare që u kthye në pandemi globale.

Kur qeveritë nuk gëzojnë besim

Po kështu edhe në Iran. Regjimi e gënjen prej dekadash popullin e tij. Kur pas një hezitimi të gjatë e kundër rezistencës së disa mullahëve, regjimi filloi të marrë masat kundër virusit Corona, popullsia nuk i mori aq seriozisht ato. Një konfirmim fatal për proverbin. “Kush gënjen njëherë, atij nuk i besohet më edhe kur thotë të vërtetën.” Pasoja: Më shumë se 2.500 raste të vdekurish – zyrtarisht. Por askush nuk i beson kësaj shifre.

Në SHBA, ku qeveria ngre lart “faktet alternative” u mohua fillimisht kërcënimi nga virusi, pastaj ai u minimizua. Kur pasojat e pandemisë u bënë të painjorueshme më, presidentit Donald Trump iu desh të merrte masa. Por nuk le asnjë rast t’i ikë, pa ua bërë të qartë amerikanëve, se ai e vë ekonominë mbi njerëzit. Pasoja: Më shumë raste infektimesh se në çdo vend tjetër të botës.

Virus nuk e çan kokën për politikën. Retorika dhe frazat boshe nuk i bëjnë atij përshtypje. Ato që vlejnë të merren në konsideratë janë vetëm faktet. Ky virus mund të mposhtet vetëm me logjikë shkencore dhe sens mase.

Populistët e djathtë nuk kanë se ç’të ofrojnë

Fakti se politikanët në Europë dhe Gjermani konsultohen vetëm nga ekspertët në këtë krizë dhe vlerësimet e tyre merren në konsideratë në vendimet e politikës, është një shenjë e mirë. Janë lënë pas muajt e vitet e fundit, ku populistët e djathtë, AfD në Gjermani, Viktor Orban në Hungari, Matteo Salvini në Itali-për të përmendur vetëm disa, -e kishin vënë përpara politikën. Gjendja aktuale e bën të qartë: Kur puna bëhet kritike ata nuk kanë se ç’të kontribuojnë.

Pandemia tregon, se politika që injoron faktet e merret me propagandë, paguan për këtë çmim të lartë. Jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Shumë vetë e paguajnë këtë me jetë. Kur virusi të jetë mundur pas disa muajsh, dhe me ndihmën e shkencës kësaj do t’ia dalim, atëherë të shpresojmë që do të mbesë mësimi – se e vetëm e vërteta duhet marrë në konsideratë. Sidomos në politikë./dw

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close