Dokumenti sekret: Ushtria amerikane e paralajmëroi qeverinë amerikane për koronavirusin

Pentagoni e kishte paralajmëruar administratën e presidentit amerikan Donald Trump vite më parë lidhur me kërcënimin e një koronavirusi dhe mungesën e pajisjeve mjekësore, tregon një dokument sekret i departamentit amerikan të mbrojtjes të vitit 2017, të cilin ka arritur ta sigurojë the Nation.

“Kërcënimi më i mundshëm dhe domethënës është një sëmundje e re e frymëmarrjes, veçanërisht një sëmundje e tipit të gripit,” thuhej në planin ushtarak.

Dokumenti, i titulluar “Plani USNORTHCOM Dega 3560: Gripi Pandemik dhe Reagimi i Sëmundjeve Infektive”, i referohet në mënyrë specifike koronavirusit në disa raste, e në një fjali madje thuhet “ infeksionet e koronavirusëve janë të zakonshme në të gjithë botën”.

Denis Kaufman, ish-kreu i Divizionit të Sëmundjeve Infektive dhe Masave kundër tyre në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes, përsëriti gjithashtu se ushtria amerikane ka qenë prej vitesh e ndërgjegjshme për koronaviruset.

“Komuniteti i Inteligjencës ka të paktën dy dekada që ka paralajmëruar mbi kërcënimin nga viruset shumë patogjene të gripit. Ata kanë të paktën pesë vjet që tërheqin vëmendjen tek koronaviruset, ” thotë Kaufman .

“Ka pasur disa deklarata kohët e fundit se pandemia e koronavirus përfaqëson një dështim të shërbimeve të inteligjencës…. kjo nuk është e drejtë për paralajmërimet e bëra prej tyre në kohë”, ka shtuar ai.

Plani 103 faqesh paralajmëron gjithashtu për mungesën e pajisjeve mjekësore pas përhapjes së virusit, citon top channel.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close