Kurti: Po zbatojmë reciprocitet gradual ndaj Serbisë

Parimi i reciprocitetit me shtetin e Serbisë është duke u zbatuar, thanë zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, gjatë një vizite që iu bënë Doganave të Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se reciprociteti buron nga parimi i barazisë.

Me vendimin e qeverisë për masat e para të reciprocitetit po zbatojmë reciprocitet gradual, derisa njëkohësisht po i ndërtojmë kapacitetet për zbatimin efikas të tyre, tha Kurti, citon një komunikatë e lëshuar nga zyra e tij.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës, Ibrahim Xhaka, e njoftoi Kurtin lidhur me “mbarëvajtjen e punës së doganave pas situatës së krijuar me COVID-19 dhe mbi zbatueshmërinë e vendimit të qeverisë në detyrë për masat e para reciproke ndaj Serbisë”.

Nga 1 prilli, Qeveria në detyrë e Kosovës ka hequr tarifën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, duke e zëvendësuar me masa reciprociteti vetëm ndaj Serbisë./rel

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close