Rënie e lehtë e përhapjes së virusit në Gjermani

Kapacitetet e spitaleve për të sëmurët me Corona në Gjermani janë rritur edhe më tej. Shenjat e para për ngadalësimin e përhapjes së Covid-19 japin shpresë për dobësim të virusit Corona.

Në Gjermani ka sinjale të para se masat kufizuese po japin rezultate. Tani nevojiten më shumë ditë, që të dyfishohet numri i të infektuarve: duhen 11 ditë, kurse javën e kaluar duheshin vetëm pesë ditë. E thënë ndryshe, fuqia e virusit ka rënë lehtas, pasi është infektuar një numër më i madh njerëzish – që tani për disa kohë janë bërë imunë ndaj virusit. Deri sot, në Gjermani ka gati 77.000 të infektuar dhe 934 të vdekur.

Dyfishohen testimet dhe shtohen shtretërit  intensivë 

Masat e kufizimit të kontakteve dhe të frenimit të jetës publike megjithatë do të vazhdojnë për momentin deri në 19 prill. Qeveria dhe landet do ta ridiskutojnë gjendjen në 14 prill. Por faza e kufizimeve duhet respektuar rreptësisht të paktën deri në 19 prill, thonë virologët. Sepse shtimi i rasteve me ecuri të rëndë të sëmundjes së mushkërive Covid-19 në Gjermani sapo ka nisur. Në medie ndërkohë ka depërtuar se në qeverinë qendrore ka diskutime për të avancuar në skenarin e daljes nga situata e kufizimeve.

Në Gjermani është arritur të shtohet numri i krevateve në stacionet e kujdesit intensiv: nga 28.000 ky numër u rrit në 40.000. 15.000 deri 20.000 shtretër nga këto, për momentin, janë bosh.

Numri i testimeve të popullatës për virusin është shtuar: nga 160.000 në javë, në 360.000 në javë. 10 përqind e të testuarve dalin me virus. Shtimi i kapaciteteve është dëshmi e fuqisë së jashtëzakonshme mobilizuese, që ka treguar historikisht makineria e shtetit gjerman – në rast krizash nacionale.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close