Ç’është çrregullimi bipolar?

Çrregullimi bipolar quhet ndryshe sëmundja maniako-depresive është një sëmundje që njihet prej shumë kohësh rreth 400 vjet para Krishtit. Çrregullimi bipolar (ÇB) është një çrregullim kronik, me diversitet të gjërë manifestimesh klinike dhe prek afërsisht 1% të popullsisë në mbarë botën. Terma te tjere qe perdoren per te jane: crregullime afektive, crregullime te humorit.

Sëmundjet maniako-depresive përfaqësojnë një grup sëmundjesh mendore të rëndesishme, të shpeshta dhe qe zgjasin. Karakterizohen nga periudha depresioni serioz dhe të zgjatur, që alternohen me periudha të humorit të lartë, ekspansiv ose irritues (të njohura si mani). Përgjithësisht, ndryshimi nuk është pasojë e shkaqeve ambientale, ai (ndryshimi i humorit) mund të jetë i menjëhershëm, brenda orëve, ditëve, ose gradual, në një periudhë kohe prej disa muajsh.

Pse është e rëndësishme që crregullimi bipolar të diagnostikohet dhe mjekohet në kohë?
Çrregullimi bipolar ose sëmundja maniako-depresive është një çrregullim serioz, i cili shkakton anormalitete në aktivitetin, strukturën dhe biokiminë e trurit, ndryshime të pazakonta të humorit, energjisë dhe aftësive të individit për të funksionuar në jetën e përditëshme.

Kush preket nga crregullimi bipolar?

Çrregullimi bipolar prek pothuajse njëlloj të dy gjinite dhe të gjitha moshat, nga 13-15 vjeç (ose edhe më herët nën moshën 12 vjeç) deri në 50-62 vjeç; mosha mesatare e fillimit të sëmundjes është 20-30 vjeç me një kulm të dytë në moshën 40 vjeç, sidomos për femrat, ndërsa mosha mesatare e diagnostikimit të sëmundjes është rreth 24-26 vjeç. Ne 50 vjetët e fundit çrregullimet e humorit kanë pesuar nje shpeshtim duke shkuar deri ne 3%.

A ka vetem nje tip apo me shume tipe crregullimi bipolar?
Crregullimi bipolar ka disa lloje apo tipe. Ne varesi te llojit psikiatri vendos llojin e trajtimit dhe kohezgjatjen e tij.

Bipolar I Mani dhe Depresion
Bipolar II Hipomani dhe Depresion
Bipolar III Çrregullim ciklotimik
Bipolar IV Hipomani ose mani e precipituar nga antidepresivët
Bipolar V Depresion tek pacientët me histori familjare për çrregullim bipolar
Bipolar VI Mani unipolare, ose mani pa depresion

Ç’është episodi depresiv?

Një episod depresiv karakterizohet nga prania e simptomave të tilla: humor depresiv, pakësim të energjive dhe lodhje, ulje e vetëvlerësimit, vetëfajësim, përqëndrim i keq ose vështirësi për të marrë vendime, ndjenjë e humbjes së shpresës, ankth, çrregullime të gjumit dhe të oreksit, rënie ose shtim në peshë, mendime rreth vdekjes, tentativa për vetërasje, etj. Disa pacientë mund të shfaqin edhe shenja psikotike, halucinacione dhe/ose deluzione me përmbajtje humor përputhëse ose jo humor përputhëse si edhe stupor depresiv.

Ç’është episodi maniakal?

Një episod maniakal manifestohet me humor euforik (ose të shqetësuar), të folur të shpejtuar, hiperaktivitet, perceptim të “mendimeve të shpejtuara”, ndjenjë madhështie, pakësim të nevojës për gjumë, distraksion, përfshirje të tepruar në veprimtari të kënaqshme me potencial për vetëdëmtim (p.sh ndërmerr veprime të rrezikshme seksuale, shpenzim pa kriter të parave, ose investim i tyre në aktivitete që mbartin risk).

Shpërthimi i manisë mund të jetë i menjëhershëm, brenda disa orësh, ditësh ose pason një periudhë prodromale të simptomave, të cilat gradualisht rëndohen dhe zgjasin të paktën 2 javë deri në 3 muaj ose edhe më tepër. Episodet maniakale shpesh pasojnë një gjendje stresi ose trauma të tjera, por prania e shkaktarëve të stresit nuk është thelbësore për diagnozën. Episodet, veçanërisht në adoleshentë paraqesin fenomene psikotike (deluzione ose halucinacione) që shfaqen me sjellje të rënda antisociale, dështime akademike ose abuzim me substance. Në raste më të rënda deluzionet e madhështisë dhe të besimit janë në atë nivel sa mund të ndikojnë në jetën e individit duke manifestuar agresion ose akte të dhunshme, neglizhim të të ushqyerit, higjenës personale dhe me pasoja edhe më të rënda.
Depresionet e patrajtuara zakonisht zgjasin 4-9 muaj mesatarisht rreth 6 muaj, rrallë zgjasin më tepër se një vit, me përjashtim të të moshuarve dhe brenda 2 vjetëve pacientët mund të shërohen.

Ç’është ciklotimia?

Ciklotimia eshte nje tip i crregullimit bipolar por me i bute dhe me tendence per te qene nje gjendje me kronike. Ajo mund të shfaqet në çdo periudhë të jetës edhe pa zhvilluar një çrregullim të plotë bipolar. Disa klinicistë kanë trajtuar ciklotiminë si një çrregullim bipolar me ciklim të shpejtë.
Trajtimi i crregullimit bipolar do te shtjellohet ne postimin pasardhes.

Marrë nga :SpectruM / Konsulence Psikiatrike Dhe Psikologjike

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close