Më 6 prill 1911, Dedë Gjo Luli ngriti flamurin shqiptar në Deçiq.

Gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe, 109 vite më parë, më 6 prill 1911, luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe me urdhër të Dedë Gjon Lulit, Nikë Gjelosh Luli vendosi flamurin shqiptar kuq e zi në afërsi të majës së Deçiqit.

Masat e ashpra të forcave osmane kundër popullsisë së pambrojtur dhe kundër çdo shfaqeje të patriotizmit shqiptar e shtuan pakënaqësinë ndaj regjimit xhonturk dhe ngritën më lart ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar.

Gjatë ekspeditës së Shefqet Turgut Pashës në Malësinë e Madhe, malësorët qenë larguar nëpër male ose ishin strehuar në Malin e Zi. Në këto rrethana, komitetet e fshehta filluan përgatitjen e një kryengritje të re, e cila do të fillonte në muajin maj të vitit 1911, mirëpo mbreti Nikolla i Malit të Zi synonte të realizonte planet e tij pushtuese ndaj Shqipërisë së Veriut.

Kryengritja shpërtheu para kohës së parashikuar, më 24 mars 1911. Malësorët nën udhëheqjen e Dedë Gjo Lulit, pas luftimesh të përgjakshme çliruan Tuzin dhe ngritën flamurin shqiptar. Shpërthimi i parakohshëm i kryengritjes së Malësisë së Madhe i gjeti të papërgatitura krahinat e tjera të Shqipërisë dhe çrregulloi planin për një kryengritje të përgjithshme.

Krerët e kryengritjes u mbodhën në një kuvend në Pllajën e Gërçës, në Malësinë e Madhe, ku nënshkruan një Memorandum me 12 kërkesa, i cili iu paraqit Portës së Lartë. Kërkesat e Memorandumit të Gërçës qenë: njohja e kombit shqiptar, bashkimi i vilajeteve shqiptare, çelja e shkollave shqipe etj. Realizimi i këtyre kërkesave do të çonte në krijimin e provincave autonome shqiptare./P:F.J.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close