ARRESTOHET TOGERI I POLICISË NË GJILAN

Një zyrtar policor në komunën e Gjilanit mbrëmë është arrestuar dhe suspenduar nga puna pasi nuk ka respektuar orën policore.

Togerit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Komunikata:

Hetuesit e Inspektoratit Policor janë njoftuar dje në orët e mbrëmjes nga policia lidhur me dyshimet se një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare (me gradën e togerit) nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19.

Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar.

Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close