Kuvendi i Kosovës të martën do të mbajë seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërsa, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të premten,.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i kryeparlamentares Vjosa Osmani, Faton Peci.

“Seanca e jashtëzakonshme mbahet në orën 11:00 të martën, ndërsa Kryesia e Kuvendit të premten, në po të njëjtën orë”, tha ai për Klan Kosova.

Se sa janë kushtet e përshtatshme dhe se çfarë masa do të ndërmerren për mbajtjen e një seance në kohën e pandemisë do t’i shqyrtojë Kryesia të premten.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në seancën e kaluar kur u shkarkua Qeveria Kurti ka dhënë rekomandimet për masat e nevojshme që duhet marrë në mënyrë të parandalimit të përhapjes së virusit në sallën e Kuvendit.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close