Largimi i Bernie Sanders – hapi i parë pozitiv

Bernie Sanders vendosi të heqë dorë nga gara presidenciale si kandidat i demokratëve. Këtë herë ai nuk priti shumë gjatë, si para katër vjetësh, një avantazh për demokratët, thekson Carla Bleiker.

Pra ekzistojnë edhe lajme që e ndërpresin rrjedhën e pafund të raportimit për krizën e Coronës. Pak pasi Bernie Sanders bëri të ditur, se do të heqë dorë nga kandidatura e tij si kandidat i demokratëve për president, emri i tij zuri vendet e parë në „trending topic” -temat më aktuale të twitterit. Lajmi zuri vendin kryesor në CNN, New York Times dhe Washington Post. Një artikull kryesor pa fjalën “virus” në titull, – duket sikur je kthyer në kohët e kaluara.

Pas zgjedhjeve paraprake të para në Iowe, New Hampshire und Nevada Sanders dukej sikur kryesonte. Ai dukej si i preferuari që duhej mundur nga rivalët. Por situata ndryshoi pas zgjedhjeve në South Carolina, të cilat Joe Biden i fitoi me kryesim të fortë. Që atëherë Sanders nuk arriti ta merrte më veten, në të ashtuquajturën „Super Tuesday” ai arriti të fitojë në vetëm katër shtete federale, kurse Biden në dhjete syresh.

Që këtu u duk, se Sanders nuk kishte për ta fituar garën, e me çdo votim, që Biden e fitoi, nga Michigan në Florida- kjo u bë më e qartë. Sanders mund ta kishte përfunduar edhe më herët fushatën. Por më mirë vonë se shumë vonë. Tani votuesit demokratë kanë shtatë muaj kohë që të përgatiten për kandidatin e tyre, Joe Biden. Edhe të përbetuarit e Bernie Sanders duhet që në 209 ditët e ardhshme, të mësohen që ta vendosin kryqin tek Joe Biden, nëse nuk duan që të qeverisen edhe katër vite nga Donald Trump.

Më pak egoizëm më shumë unitet

Këtu vjen radha ta flasim edhe njëherë për ish-kandidatin. Sanders duhet të kalojë pragun sa më shpejt e t’ia shprehë hapur mbështetjen Joe Bidenit. Ende ai nuk e ka bërë këtë, e pikërisht përçarja i vë demokratët në një situatë të vështirë. Në videon e publikuar, ku Sanders shpalli dorëheqjen, i vetëemëruari “socialisti demokrat” i fshin dallimet me Joe Bidenin e moderuar dhe thotë, se “jemi udhës që ta fitojmë këtë luftë ideologjike, por lufta për emërimin si kandidat i demokratëve nuk do të ketë sukses.”

Qëndrimi i fundit i Sanders është për t’u vlerësuar, por nëse ai vazhdon të mbajë këtë qëndrim, kjo nuk u sjell asgjë demokratëve. Se ku të çon kokëfortësia e kandidatit dhe përkrahësve të tij, këtë e treguan zgjedhjet presidenciale para katër vjetësh. Atëherë Sanders priti deri në korrik për t’ia dhënë mbështetjen kandidates tjetër, Hillary Clinton. Ky ishte një hap shumë i vonuar. Në mendjen e shumë votuesve, ishte Sanders e jo Donald Trump armiku nr.1 i shteitit. Në vend të votonin për Clintonin, ata qëndruan në shtëpi dhe Trump u bë president.

Në javët e kaluara, Sanders ka theksuar, se sa jokompetent është presidenti aktual i SHBA-së dhe se sa vuajnë amerikanët në krizë nga drejtimi i tij. Nëse ai e ka këtë seriozisht, atëherë duhet të bëjë gjithçka që Trump të mos zgjidhet sërish. Tërheqja e tij nga gara për Shtëpinë e Bardhë është një hap pozitiv, si hap i parë. Tani Sanders duhet t’i shkojë deri në fund kësaj rruge.

 

  • Data 09.04.2020
  • Autor Carla Bleiker/DW
Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close