Goran Rakiqi Zëvendës Kryeministër i Kosovës ,duart e Serbisë thellë në informacione sekrete të shtetit të Kosovës

Goran Rakiq është në lojë për postin e Zëvendës Kryeministrit të Kosovës dhe i njëjti nuk e njeh Kosovën si shtet dhe Republikën tonë e quan Kosovë e Metohi.

Sateliti i Vuçiçit, Goran Rakiq po i fut duart thellë jo vetëm në qeverinë e re të Kosovës, por edhe në informacione sekrete të një shteti që e lufton hapur dhe nuk ia njeh ekzistencën.
Ju që bëni koalicion dhe flirtoni edhe me dreqin vetëm për ta kapur prapë shtetin a keni pak dinjitet e moral? Mendoni se populli është ende si para 20 viteve që mund ta mashtroni e manipuloni?

Republikanët ju bëjnë thirrje të gjithë atyre deputetëve që ju ka mbetur ende pak dinjitet dhe respekt për popullin dhe historinë tonë të përgjakur – MOS TA VOTOJNË NJË QEVERI E CILA DO TË VARET NGA LISTA SERBSKA E (VUÇIÇIT)./Faton Kurti

PS:Edhe po të mos ishte Rakiqi ai që do merrte postin e zëvendëskryeministërit,e sigurtë është që këtë post do ta ketë një personalitet nga “Lista Serbe”,gjë të cilën e ka konfirmu edhe zyrtari i LDK-së Arben Gashi në një prononcim për media pas mbledhjes së sotme të kryesisë së kësaj partie.Pra sido që të jetë ,Vuçiqi i ka duart brenda në qeverinë e Kosovës./proinformacion.com

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close